Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Incidenti në Gjinekologji, ministri Latifi: Komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme

    23/09/2022 16:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur në lidhje me incidentin e djeshëm në Gjinekologji me keqinformatën që i dha infermierja një prindi që nuk e dinte se gruaja e tij kishte lindur një foshnje të vdekur.

    Në një konferencë për media ai u shpreh se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimit.

    “Mua më kanë njoftuar menjëherë, e kam dëgjuar, e kam lexuar, e kam parë raportin, e kam parë komunikatën e ShSKUK-së, kam biseduar drejtpërdrejt me drejtorin e Gjinekologjisë. Ajo që ka ndodhur në Gjinekologji është fatkeqësi e madhe dhe është shkak i mungesës së komunikimit”, tha ai.

    Latifi u shpreh se kur në një operacion ka ndonjë komplikim, familja duhet lajmëruar menjëherë.

    “Po e marr anën personale kur unë kam qenë kirurg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komunikimi me familjen është çështja më e rëndësishme që ne duhet ta bëjmë, e para kur dikush shkon në sallë të operacionit, kurrë nuk fillon operacioni menjëherë, ne kemi mënyra me komuniku me familjen, me thënë ‘tash po fillon operacioni’, nëse ka ndonjë komplikim të madh ne duhet ta lajmërojmë menjëherë familjen, kështuqë kjo është shumë fat i keq, një se fëmija ka vdekur për shkak të sëmundjeve, probleme që ka pasur, por pastaj është lënduar shumë familja me atë lajmë që është shumë i keq. Mua më vjen shumë keq për familjen edhe për ata personat që kanë qenë të involvuar, natyrisht që nuk e kanë bërë me qëllim, por neve na duhet të mësojmë diçka nga kjo, në mënyrë që të kemi “check point” se çka po bëjmë në çdo fazë”, u shpreh tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Cakolli, Deharit: Votimi i fshehtë nuk është “zgjidhje”, por manipulim procedural

    Kadrijaj, Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.