Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Incidenti në Aeroportin e Shkupit me presidenten Osmani, VLEN i jep mbështetje kryekuvendarit Afrim Gashi

    01/09/2024 17:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Koalicioni i partive shqiptare në Maqedoni të Veriut, VLEN, ka vlerësuar interperlancën ndaj kryekuvendarit Afrim Gashi lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe përpjekje për destabilizim.

    Më 1 gusht kishte ardhur te një incident ku ishte përfshirë sigurimi që shoqëronte presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe stafit të sigurimit të aeroportit. Më pas në aeroport kishte shkuar sigurimi i Gashit, e kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut tha se stafi i tij kishte shkuar për ta qetësuar situatën.

    “Unë personalisht dhe sigurimi i Kuvendit, në aeroport kemi shmangur një incident i cili mund të kishte më shumë pasoja. Unë jam i kënaqur që gjithçka përfundoi si duhej. Ata persona që i kanë tejkaluar autorizimet e tyre, do të veprojë Ministria e Brendshme ashtu siç e parashikon ligji. Të ju them se gjithmonë kur të duhet të qetësohet situata unë do të veproj dhe gjithmonë do të jem këtu për të mirën e qytetarëve, të mos ketë konflikte, incidente dhe pasoja më të rënda”, deklaroi Gashi.

    Më 3 shtator do të mbahet interpelancë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut lidhur me incidentin.

    “Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, ‘LEVICA’, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike”, u tha nga VLEN.

    VLEN po ashtu ka komentuar çështjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve që do të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në tetor. VLEN ka bërë thirrje të mos hapet “Kutia e Pandorës”.

    “Trupi Koordinues i VLEN-it, pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese, e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet ‘Kutia e Pandorës’ për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik. Koalicioni VLEN do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit”, thuhet nga VLEN.

    Artikuj të ngjashëm

    Dedaj: Takimi i Osmanit me subjektet politike, s’pritet të sjellë asnjë risi, është humbje kohe!

    Shkarkohet shefi i sigurimit të kryeparlamentarit në RMV pas incidentit të Osmanit në aeroport

    Mbi 70 përqind e votave të numëruara në RMV, Fronti Evropian ka mbi 101 mijë vota

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.