Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Incidenti me Osmanin, Tahiri: S’duhet të habitemi, pushteti i ri në RMV s’është miqësor me Kosovën

    02/08/2024 14:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës nuk ka informata të mjaftueshme për incidentin që ngjau të premten në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ku i përshirë ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, andaj ata presin sqarime zyrtare për atë se çfarë ka ndodhur dje saktësisht.

    “Ambasada e Kosovës në RMV duhet të jap sqarime se për çfarë bëhet fjalë saktësisht, për çfarë incidenti bëhet fjalë”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, kur u pyet për këtë çështje.

    Ndonëse për Tahirin situata nuk është e qartë plotësisht, sipas tij, nuk duhet habitur me faktin se pushteti i ri në Maqedoninë e Veriut ka një qasje më ndryshe në raport me Kosovën sesa qeveritë e kaluara.

    “Nuk më habit fakti, pasi që atje kemi një ndryshim pushteti, i cili përcjellët edhe me ndryshimin e qasjes edhe ndaj shqiptarëve. Ndryshimit të këtij pushteti i ka kontribuar jashtëzakonisht shumë edhe qeveria jonë edhe kryeministri jonë”, tha Tahiri.Në vlerësimin e tij bashkëpunëtorët e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, siç i quajti ai, tashmë nuk janë miqësore me Kosovën andaj kjo mund të jetë edhe arsye, sipas tij, pse erdhi deri te incidenti me Osmanin.

    “Tashmë shoh që qasja e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Kurti në RMV nuk duket të jetë aq miqësore, siç kanë qenë në të kaluarën qeveritë e RMV-së në raport me vendin tonë”.

    Bekim Kupina, Këshilltar për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në aeroportin e Shkupit, presidentes, sigurimi i aeroportit ka tentuar që t’ia marrë telefonin personal, gjë që është refuzuar nga Osmani, e cila më pastaj ka hasur në rezistencë nga pala maqedonase.

    Ai ka theksuar se përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, “sigurimi ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

    Në anën tjetër TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, ka potencuar se Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase i ka udhëzuar që delegacioni i Osmanit t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.

    Artikuj të ngjashëm

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.