Para pak minutave një autoambulancë dhe një patrollë e Policisë janë parë në Rrugën C në Prishtinë, tek banesat e Lin Projekt, ku dyshohet se ka ndodhur një incident.
Informatat e para akoma të pakonfirmuara flasin për një person të shoqëruar në emergjencë, femër, e cila mund të ketë pësuar lëndime nga dhuna e manifestuar nga i dashuri i saj dhe për këtë është dashur ndihma mjekësore.
Policia është ftuar në vendin e ngjarjes për të konfirmuar raportimin për dhunën e përdorur dhe hetuar shkaqet e incidentit.
Gjithsesi këto janë vetëm informacionet e para që Sinjali është duke tentuar t’i konfirmojë dhe do ju mbajë të informuar.