Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    30/06/2025 20:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është inauguruar selia e re e Ambasadës Shqiptare në qytetin e Vatikanit.

    I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher, Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Riccardo Paterno di Montecupo, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë si dhe autoritete të tjera.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    “Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur z. Hasani.

    Artikuj të ngjashëm

    Tiranë: Zyrtari i lartë i Vatikanit mbështet zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe afrimin drejt njohjes së Kosovës

    ​Presidentja Osmani do të pritet nga Papa Françesku në Vatikan

    Të Fundit

    “Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sulmua nga policët në Klinë

    “Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.