Njohësi i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku, vlerëson se ne inaugurimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit mund të ketë forca shtesë.
Çollaku, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, tha se policia duhet të vlerësoj rrezikshmërinë dhe në rast nevoje të dërgojë forca shtesë.
“Inaugurimi i kryetarëve të sapozgjedhur në katër komunat në veri të vendit me shumicë serbe pritet të bëhet këto ditë dhe natyrshëm duhet të vlerësohen rrethanat e rrezikut të përshkallëzimit të ndonjë situate. Policia e Kosovës duhet të vlerësoj rrezikshmërinë e mundshme dhe të dërgojë forca shtesë”, tha Çollaku.