Kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan dhe kryetari aktual i kësaj komune, Imri Ahmeti, ka mbajtur sot takimin e rregullt të Shtabit, ku u diskutua përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit dhe organizimi i takimeve në nëndegë.
Gjatë takimit, u shqyrtuan hapat e fundit për fushatën zgjedhore, ku LDK do të prezantojë një program të qartë për transformimin e Lipjanit në një qytet modern.
Postimi:
Mbahet takimi i rregullt i Shtabit të Degës së LDK-së në Lipjan
Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur sot takimin e rregullt të Shtabit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan. Në qendër të diskutimit ishte përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit si dhe planifikimi i organizimit të takimeve nëpër nëndegë.Gjatë takimit u shqyrtuan përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore.
LDK do të dalë para qytetarëve me një program të qartë, për të përmbyllur transformimin e Lipjanit në një qytet modern.Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!