Lajme

Imri Ahmeti takohet me sportistët e Lipjanit, iu premton publikisht: Do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për ju

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”, ku u takua me disa nga sportistët e komunës ku momentalisht udhëheq.

Teksa i përgëzoi për sukeseset e arritura, Ahmeti i premtoi mbështetjen e pakursyer të tyre në të arriturat e tjera.

Madje i njëjti premtoi publikisht se në mandadtin e ri do të vazhdojnë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas.

“Sot në mëngjes vizitova Shkollën e Futbollit “Lipjani 01”. Ishte kënaqësi e veçantë të shoh fëmijët duke ushtruar me pasion dhe duke ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Sporti është forcë, disiplinë dhe shpresë për të ardhmen. Për këtë arsye kemi investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Përgëzoj menaxhmentin e Klubut Futbollistik “Lipjani 01” për sukseset e arritura. Ne do të jemi gjithmonë në mbështetje të sportistëve tanë.

Përveç palestrës sportive në Lipjan, stadioneve dhe fushave të vogla sportive, do të vazhdojmë edhe me rritjen e subvencioneve për sportistët lipjanas”, ka shkruar Ahmeti.

Back to top button