Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, për kryetar të komunës së Lipjanit, është pritur ngrohtësisht nga familja e heroit të Kombit, Ramiz Shala, në fshatin Kleçkë.
Ai zhvilloi bisedë me vëllain e heroit, Milazim Shala, nga ku dhe deklaroi se të tilla shkëmbime fjalësh janë nder për të, e nxitje për ta ndërtuar vendin.
“Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë, z. Milazim Shala nga Kleçka, veteran i përkushtuar i UÇK-së dhe vëlla i Heroit të Kombit, Ramiz Shala.
Mikëpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti.