Kryetari i komunës së Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates së tij për Asamble, Fatbardha Hajdari.
Në një takim të zhvilluar në praninë e familjarëve dhe miqve të saj, Ahmeti ndau punën e bërë gjatë mandatit të kaluar, investimet që, sipas tij, kanë ndryshuar jetën e qytetarëve, si dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.
Ai veçoi faktin se Fatbardha, vetëm 18 vjeçe, është kandidatja më e re në listën e tij për Asamble.
“Energjia, guximi dhe vendosmëria e saj për të përfaqësuar rininë dhe bashkëvendësit janë një garanci se zëri i të rinjve do të dëgjohet fuqishëm në Asamble”, tha Ahmeti.
Sipas tij, mbështetja për Fatbardhën është një shembull i gjeneratës së re që, siç u shpreh ai, “guxon të marrë përgjegjësi për të ardhmen”.