Imami kosovar, Fuad Ramiqi, ka deklaruar se personalisht ai nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës.
Kjo për shkak se thotë që nuk i përshtatet parimeve të tij.
“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua. Nëse e shihni situatën në Kosovë, në këtë moment, me deklaratën e kreut të BIKUT, shumë mirë që ka bë thirrje sepse ka bërë thirrje për diçka të mirë, është njerëzore e humane. Ai e ka obligim moral që ta bëjë një thirrje të tillë, të gjithë kanë bërë thirrje edhe ne bëjmë këtu”, u shpreh ai në RTV Dukagjini.