Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar falje pasi gaboi në një ekuacion matematikor gjatë një vizite në shkollën fillore “Ali Hadri”.
Për këtë, gazetari Ilir Mirena, ka thënë se nuk është problem fakti që Kurti ka gabuar një detyrë të tillë, por problem është dogmatizmi që ai ka ngritur për vetën si “njeri i pagabueshëm”.
Mirena në T7, ka thënë se Kurti me disa dije sipërfaqësore ka arritur që të manipulojë një pjesë të njerëzve.
Sipas tij, kjo ishte hera e parë që Albin Kurti kërkon falje.
“Nuk është problem që e ka gabu detyrën, nuk ka kurgjo të keqe. Telashja është ajo dogma që e ka kriju Alibn Kurti si njeri i pagabueshëm dhe ka arritur vazhdimisht me i fasionu njerëzit me këto dijet sipërfaqësore, një ekuacion aty, një kabull qaty. Përmend numra shumë, dhe kjo është propagandë që ka arritur me i trullos një pjesë të përkrahësve të tij”, ka thënë ai.