sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ilir Meta përshëndet rezolutën e nxjerr nga Kuvendi i Kosovës për Srebrenicën

    07/07/2021 20:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Përmes një statusi në Facebook presidenti shqiptar ka thënë se duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohet pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi. “Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ndër të tjerash Ilir Meta. Postimi i plotë i Metës: “E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte. Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia. Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Meta.

    Artikuj të ngjashëm

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Të Fundit

    Kamberi thotë se Lugina e Preshevës është në agjendën e Kurtit për përfshirje në dialog

    Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet

    Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë million euro për dëmet

    Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Dan Gashi

    Vërshimet i lënë nxënësit jashtë klasës së tyre në Skenderaj

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.