LajmeZgjedhjet 2025

Ilir Ferati viziton ONIX SPA në Banjë të Istogut: Bizneset janë partnerë kyç në zhvillimin e komunës sonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, vizitoi sot qendrën moderne të turizmit shëndetësor dhe relaksues ONIX SPA Termal Resort, ku u mirëprit në një drekë miqësore nga pronari i këtij kompleksi, Xhevdet Shoshi.

Ferati vlerësoi rëndësinë që ka ky investim për zhvillimin e turizmit lokal dhe kombëtar, duke theksuar se ONIX SPA është një prej pikave më të rëndësishme turistike jo vetëm në Istog, por në mbarë Kosovën.

”Në Banjë të Istogut na mirëpriti në drekë Xhevdet Shoshi, pronari i ONIX SPA Termal Resort. Kjo qendër është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit shëndetësor dhe relaksues, jo vetëm në Istog, por në tërë Kosovën, duke kontribuar në zhvillimin turistik të komunës sonë.

Falë potencialit të pasur me burime termale, Istogu po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke krijuar gjithashtu hapësira të reja punësimi.

Bizneset janë partnerë tanë të rëndësishëm në zhvillimin e komunës.

I juaji,

Iliri”., tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button