Lajme
Ilir Ferati takohet me gratë në Lubozhdë: Ato janë gjithmonë mbështetje për njëra-tjetrën

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me gratë në Lubozhdë dhe Liridonë, ku u diskutua për forcën dhe rolin e tyre në shoqëri e institucione.
Ferati theksoi se gratë janë gjithmonë mbështetje për njëra-tjetrën dhe se pjesëmarrja e tyre në këtë takim është dëshmi e përkushtimit dhe angazhimit të tyre për mirëqenien e përgjithshme.
”Gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën, gjë që u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ku u diskutua për forcën dhe mirëqenien e gruas në institucione dhe më gjerë.
Lubozhdë e Liridonë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼
RrugëtimiYnëVazhdon
LDK113
I juaji,
Iliri”
”, ka shkruar ai.