Ilir Ferati, do ta synojë edhe njëherë postin e kryetarit të Istogut, që e mban aktualisht.
Kjo u bë e ditur nga vet ai përmes një shkrimi në Facebook.
Ferati tha se Istogu do të vazhdojë të zhvillohet.
“Me nderin më të madh, sot pranova rikandidimin për Kryetar Komune nga Dega e LDK-së në Istog, nga dega me sukseset më të mëdha në nivel Republike. Zotimi ynë është puna jonë, betimi ynë është shërbimi për Ju! Planin për Istogun e të gjithëve do ta vazhdojmë bashkë në konventën e programit të ri – krahas projekteve tona të ndërtuara mbi vizionin tuaj. Lista jonë kandiduese do të jetë zëri juaj – prej nga do të përfaqësohen vlerat dhe idetë tuaja. Dyert tona janë të hapura, LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët – trashëgimia jonë e përbashkët – besatimi shumëvjeçar i Istogut”, tha Ferati