Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ilir Ferati kujton babain në 14-vjetorin e vdekjes: Ishe njeriu model e besnik për të gjithë istogasit

    30/01/2024 14:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka bërë homazhe sot tek varri i babait të tij, Fadil Feratit, shkruan GazetaDemos.

    Ferati shkruan se “ai ishte njeriu model e besnik për të gjithë istogasit prandaj trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij do të mbeten gjithmonë shembuj frymëzimi për ne e shumë breza”.

    Në këto homazhe prezent ishte edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    14 vite më parë u nda nga jeta babai im, nënkryetari i LDK-së e Kryetari Historik i Istogut, Fadil Ferati. Ai ishe njeriu model e besnik për të gjithë istogasit prandaj trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij do të mbeten gjithmonë shembuj frymëzimi për ne e shumë breza. Me krenari them sot që rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh dhe do të ruhet si vlera më e madhe që trashëguam nga ai.

    Bashkë me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku, miq e bashkëpunëtorë dhe bashkë me qytetarë të shumtë, të përkujtuam Ty babë, veprën tënde të paharrueshme për Istogun e Kosovën.

    Falënderim dhe respekt të veçantë për të gjithë Ju që ndatë kohën Tuaj që sot të jeni bashkë me familjen e Fadilit në përkujtim të jetës dhe veprës së Tij!

    Artikuj të ngjashëm

    Kryetari Ferati ngushëllon familjet Metaj dhe Mehmetaj pas vdekjes së dy të rinjve

    Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me komunën e Istogut për banimin e përballueshëm

    Forumi i Rinisë së LDK-së bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin përuron Qendrën për Ndihmë Psikologjike

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.