LajmeZgjedhjet 2025

Ilir Ferati: Istogun nuk na e bën askush tjetër, e bëjmë dhe e mbajmë NE!

Kryetari aktual i Istogut dhe njëherit kandidat për kryetar edhe për një mandat tjetër, Ilir Ferati, ka thënë se sot nisën rrugëtimin e madh drejt fitores së madhe të LDK-së, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ferati shkruan se do të punojnë krah qytetarëve e do t’i dëgjojnë ata.

“Çdo ditë do të jemi bashkë, do të takohemi, do të dëgjojmë njëri-tjetrin, do të punojmë krah për krah.

Sepse Istogun nuk na e bën askush tjetër, Istogun e bëjmë NE dhe e mbajmë NE!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot nisim rrugëtimin e madh, rrugëtimin drejt fitores së madhe të LDK-së. 

Bashkë me ju si përherë për Istogun e të gjithëve e për të gjithë pa dallim!

Çdo ditë do të jemi bashkë, do të takohemi, do të dëgjojmë njëri-tjetrin, do të punojmë krah për krah.

Sepse Istogun nuk na e bën askush tjetër, Istogun e bëjmë NE dhe e mbajmë NE!

Istog i qetë. Istog i drejtë, Istog i pathyeshëm.

#Fitore!

#RrugëtimiYnëVazhdon 

#LDK113

I juaji,

Iliri

Artikuj të ngjashëm

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button