Lajme
Ilir Ferati flet për Ukë Blakajn: Është biznesmen i suksesshëm dhe djali i dëshmorit, e njoh personalisht

Kandidati i LDK-së për komunën e Istogut, Ilir Ferati, ka folur me respekt për kandidatin e AAK-së, Ukë Blakaj, duke theksuar kontributin e tij në fushën e biznesit dhe trashëgiminë familjare.
Ferati u shpreh se e njeh personalisht Ukë Blakajn dhe familjen e tij, duke e përshkruar si një njeri që ka ndërtuar një kapacitet të madh ekonomik si në diasporë, ashtu edhe në qytetin e Istogut.
“Uka është biznesmen i diasporës, njeri që ka krijuar kapacitet të madh ekonomik edhe në diasporë edhe në Istog. Njihet për aftësitë e tij në të bërit biznes. E njoh personalisht, edhe atë, edhe familjen e tij, dhe është djali i dëshmorit në qytetin e Istogut,” ka deklaruar Ferati.