LajmeZgjedhjet 2025
Ilir Ferati: Çdo vikend me rininë – pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka ndarë një mesazh përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar takimet e rregullta me të rinjtë si pjesë thelbësore të angazhimit të tij politik dhe qytetar.
Ferati ka theksuar se çdo vikend e gjen bashkë me rininë istogase, duke e konsideruar këtë si një element kyç të rrugëtimit të përbashkët me qytetarët.
Postimi i tij:
Çdo vikend na gjen bashkë me rininë tonë të mrekullueshme – pjesë e pandashme e rrugëtimit tonë.
Faleminderit që ndamë kafen e mëngjesit së bashku.
I juaji,
Iliri