Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    IKShPK me organizim në Pejë për shënimin e Ditës Botërore të Diabetit

    14/11/2023 13:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me moton: “Mësoje rrezikun tënd, gjeje zgjidhjen”, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Projektin SDC /AQH-IHS, në Pejë u shënua Dita Botërore e Diabetit 2023.

    Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Naser Ramadani tha se në vitin 2023, fushata fokusohet në rëndësinë e njohjes së rrezikut të diabetit për të ndihmuar në parandalimin e komplikimeve të lidhura me diabetin dhe rëndësinë e të pasurit qasje në informim dhe kujdes të duhur, për të siguruar trajtimin në kohë dhe menaxhimin e sëmundjes.

    “Kjo thekson rëndësinë e të pasurit qasje të barabartë në informacionin e duhur dhe kujdesin themelor për të siguruar trajtimin dhe menaxhimin në kohë. Në Kosovë, në vitin 2022 janë raportuar 2455 raste të reja të Diabetit Tip 1 pra të varur nga Insulina dhe 7302 raste të reja të Diabetit Tip 2, të pavarur nga Insulina”, theksoi Prof. Ramadani.

    Prof. Merita Berisha, drejtoreshë e Departamentit të Mjekësisë Sociale në IKSHPK, theksoi se nëse bëhet preventivë e mirë ndaj katër faktorëve kryesorë të rrezikut si: Duhanpirja, Alkooli, kequshqyeshmëria dhe inaktiviteti fizik, do të mund të kontrollohen katër sëmundjet e mëdha jo-ngjitëse, ku hyn edhe diabeti, si dhe të parandalohen gjysma e vdekjeve që vijnë nga sëmundjet jo-ngjitëse.

    Dr. Fabian Cenko, nga projekti SDC/AQH-IHS, tha se në ditët e sotme sistemet shëndetësore nuk kanë nevojë për plane të mëdha apo komplekse për të luftuar diabetin, por për ndërhyrje të thjeshta dhe të qëndrueshme. “Për të mundur diabetin sot duhet të fillojmë të fuqizojmë njerëzit nëpërmjet edukimit të tyre se si të përdoren njohuritë për të zbatuar praktikat më të mira të bazuara në evidencë. Pjesa tjetër e rezultateve vjen nga ata vetë”, theksoi Cenko.

    Z. Idriz Hetemi nga Shoqata e Diabetikëve, tha se duke bashkëpunuar janë arritur rezultate të mira si në edukimin e pacientëve, ashtu edhe në menaxhimin e rasteve të prekura me diabet.

    Dr. Adnora Nurboja, drejtoreshë e QRSHP në Pejë, tha se këtë vit eventi është regjistruar ne faqen zyrtare të Federatës Botërore të Diabetit dhe “na është lejuar përdorimi i materialeve edukativo shëndetësore dhe vetëdijësuese nga kjo faqe, dhe na është ofruar logoja e përkthyer në gjuhën shqipe”.

    Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga spitali i Përgjithshëm në Pejë, QKMF, përfaqësues nga KFOR-i, etj.

    Artikuj të ngjashëm

    IKSHPK: Lamtumirë Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një shtyllë e shëndetësisë publike në Kosovë

    Dy të lënduar në një aksident në Gurrakoc të Pejës

    Ja çfarë është lia e majamunit, rasti u shënua edhe në Kosovë

    Të Fundit

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.