Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    IKSHPK: Lamtumirë Prof. Dr. Isuf Dedushaj, një shtyllë e shëndetësisë publike në Kosovë

    01/02/2025 16:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, e ka quajtur humbje të madhe për mjekësinë e Kosovës, vdekjen e Isuf Dedushajt, ish-drejtor ekzekutiv i IKShPK-së, shkruan GazetaDemos.

    Përmes një shkrimi të gjatë, IKShPK-ja, ka përmbledhur krijimtarinë e profesor Dedushajt dhe kontributin që i ka dhënë shëndetësisë në Kosovë.

    IKSHPK-ja thekson se më 2019, Dedushaj nxori në dritë Enciklopedinë e doktorëve të shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit.

    Shkrimi i plotë i IKShPK-së:

    Ka ndërruar jetë sot Profesor Dr. Isuf Dedushaj, mjek-epidemiolog, profesor universitar, doktor i shkencave të mjekësisë dhe ish -drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Profesor Isuf Dedushaj u lind më 10 tetor 1951 në fshatin e Vuthaj. Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976. Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas të Drenicës. 

    Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin nga Epidemiologjia më 20 maj të vitit 1980 dhe njëherësh është epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. 

    Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983.  Dr. Isuf Dedushaj më 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbrojti tezën e doktoraturës. Zgjedhet ligjërues në vitin 1983. Gjatë vitit 1986/1987 përfundoi subspecializimin nga imunologjia pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci.

    Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976-1990 kur për shkaqe etnike dhe politike largohet me dhunë nga puna. 

    Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë prej vitit 1976 ka arritur gradën prof. ordinar i Epidemiologjisë. Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka qenë edhe prodekan në dy mandate prej vitit 1992 – 1996. Gjithashtu, prej tetorit të vitit 1992 e deri në vitin 2001 ka qenë Kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. 

    Dr. Dedushaj ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve të Kosovës – përgjegjës për sektorin e Shëndetësisë. Ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. 

    Prof. Dedushaj ka qenë mentor apo në Komision për mbrojtjen e temave të doktoraturës së 38 kandidatëve prej të cilave 2 jashtë Kosove, pastaj 45 magjistratura shkencore dhe mbi 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve preventive (Epidemiologji, Higjienë, Mjekësi Sociale, Mjekësi e punës dhe Mjekësi e përgjithshme). 

    Ka publikuar mbi 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti”, për dhjetë vjetë me radhë. Ka qenë Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. 

    Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare si: Vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse – 1994; Epidemiologjia, Parimet dhe praktika -1997; AIDS – SIDA, Sëmundje që vret – 1998;  Imunoprofilaksia – 2002 dhe Epidemiologjia speciale e sëmundjeve ngjitëse – 2005.

    Më 2019, ai nxori në dritë Enciklopedinë e doktorëve të shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ngushëllon familjen, e profesor Dedushajt miqtë, kolegët  dhe studentët e profesor Isufit, duke rujatur , respektin, veprat dhe kujtimet më të mira për të. 

    🕊️Prehu në paqe Profesor Isuf!

    Artikuj të ngjashëm

    Ja çfarë është lia e majamunit, rasti u shënua edhe në Kosovë

    Pacienti i infektuar me Linë e majmunëve është 30-vjeçar, IKSHPK jep detajet e rastit

    Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.