Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    IKD paralajmëron padi nëse s’ndërmerren veprime për ndryshimin e Ligjit të Pagave

    25/01/2025 12:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj, paralajmëroi se nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete për ndryshimin e Ligjit të Pagave, atëherë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë padi.

    “IKD do të iniciojë padi në emër të 84 mijë shërbyesve civilë të prekur nga kjo situatë”, tha ai.

    Deklaratat e Jakajt u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit, ku u diskutuan sfidat kryesore që prekin punëtorët dhe sindikatat në Kosovë.

    Mosmiratimin e ndryshimeve në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, IKD e kishte cilësuar si shpërfillje të Gjykatës Kushtetuese, shkelje të Kushtetutës dhe cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës për shërbyesit civilë. Kjo ka bërë që mijëra punonjës të sektorit publik të mbeten pa benefite që iu takojnë me ligj.

    “Një tjetër çështje që kemi trajtuar me seriozitet është mosinicimi i Ligjit për Pagat, pavarësisht Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon Qeverinë dhe Kuvendin ta miratojnë atë me 1 gusht 2024. Ky mosveprim jo vetëm që cenon të drejtat sociale dhe ekonomike të mijëra shërbyesve civilë, por krijon precedent të rrezikshëm për mosrespektimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Jakaj, duke theksuar se kjo situatë po krijon paqartësi dhe pasiguri për një kategori të gjerë punonjësish.

    Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj vuri në pah edhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të tjera të rëndësishme.

    Ai theksoi mungesën e kontratave kolektive, duke shtuar se kjo pengon punëtorët të mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë të organizuar.

    Një tjetër problem që u ngrit ishte mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, i cili duhet të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve.

    “Zgjidhja e këtyre çështjeve është esenciale për të përmirësuar mirëqenien e punonjësve dhe për të garantuar një sistem që respekton të drejtat dhe obligimet ligjore”, përfundoi Jakaj.

    Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj ngriti shqetësimin për mungesën e kontratave kolektive dhe mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, duke theksuar se këto probleme thellojnë krizën sociale dhe ekonomike në vend.

    Jakaj theksoi rëndësinë e avancimit të të drejtave sindikale dhe sociale në Kosovë. Ai deklaroi se në një shoqëri demokratike, dialogu social dhe përfaqësimi i punëtorëve janë thelbësore për ndërtimin e një mjedisi pune të drejtë dhe të sigurt.

    Jakaj foli për bashkëpunimin e ngushtë të IKD-së me BSPK-në dhe SBAShK-un, duke përmendur publikimin e “Doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme” në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 30 prill 2024.

    Ai tha se ky dokument ka shërbyer si udhëzues për sindikatat dhe ka inkurajuar dialogun social si një mjet të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

    Një tjetër çështje që Jakaj nguli këmbë ishte mosplotësimi i pozitat për sindikatat në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale, që ka dëmtuar të drejtën e punëtorëve për të qenë të përfaqësuar në proceset vendimmarrëse.

    Në fund, Jakaj u shpreh për angazhimin e IKD-së në mbështetje të qytetarëve dhe sindikatave për të siguruar të drejtat sociale, drejtësi dhe sundimin e ligjit në Kosovë./EO/

    Artikuj të ngjashëm

    Miftaraj: Kurti po dëshiron të na çoj në zgjedhje për adrenalinë, anipse ato do të paguhen nga taksat e popullit

    IKD mban konferencë për media për seancën konstituive të Kuvendit

    IKD nesër mban konferencë për media lidhur me bllokimin e seancës konstituive të Kuvendit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.