Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    ​IKD: Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike për luftimin e korrupsionit

    28/08/2024 13:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit.

    Kështu është thënë në publikimin e raportit “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019.

    Musliu, potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit.

    “Zbatimi efektiv i kuadrit ligjor kundër korrupsionit mbetet jashtëzakonisht i dobët. Edhe pse vazhdimisht ndër vite dhe po ashtu nga të gjitha qeveritë deri tash, ka pasur një gatishmëri politike për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve themelore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, praktika tregon se institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Duhet theksuar se Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit.

    “Për fat të keq, edhe sot Kosova ende nuk e ka një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019. Sipas raportit të IKD-së të publikuar në janar të këtij viti draft strategjia shtetërore kundër korrupsionit ka probleme thelbësore në lidhje me konceptet bazike të sundimit të ligjit…Përkundër faktit se e kemi një qeveri që ka ardhur në pushtet me sloganin ‘Drejtësi dhe punësim’ dhe lufta kundër korrupsionit ka qenë thelbi i premtimeve paraelektorale, qeveria aktuale ende nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit që është strategjia shtetërore për luftimin e korrupsionit”, tha Musliu.

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari duhet të zëvendësohet – deputetëve iu cenua e drejta për të votuar

    Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

    AUV ndalon importin e gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës

    Tollovi në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, kundërshtohet rritja e pagesës për hyrje-daljet e autobusëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.