Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Isufi: Nuk ka gatishmëri nga dy partitë opozitare ta dërgojnë vendin në zgjedhje

    28/05/2024 18:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se dy partitë tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk kanë gatishmëri që ta votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme

    Në Tëvë1, Isufi tha se gatishmëria e partisë në qeveri që ta votoj shpërndarjen e Kuvendit është e gabuar sipas AAK-së, andaj u shpreh se partia që e përfaqëson nuk e përkrah një ide të tillë.

    “Ne e kemi bërë mocionin i cili ka qenë si iniciativë e Aleancës që partitë opozitare të ofrohen dhe ta sjellin në Kuvend mundësinë e dorëheqjes por nuk ka gatishmëri nga dy partitë tjera opozitare duke e mbajtur një qeveri e cila po shkakton dëm vendi”, tha Isufi.

    I pyetur nëse do të mund të bëheshin votat e mjaftueshme për ta shkarkuar qeverinë nga opozita, Isufi i kërkoi partive opozitare në Kuvend që të shkojnë dhe ta përkrahin këtë mocion për ta parë nëse mund të shkarkohet ose jo.

    “Opozita e ka për detyrë të iniciojë çështje që e favorizojnë partitë opozitare ose interesin e Kosovës e që është më i rëndësishmi për neve, andaj derisa nuk tentohet nuk dihet a mund të shkarkohet apo jo por nuk ka pas gatishmëri për një mocion të tillë. AAK ka kërkuar një mocion të tillë dhe nëse dojnë ata, le të vijnë në Kuvend, t’i ofrojnë votat, ta shkarkojmë qeverinë dhe shihet iniciativa dhe vullneti jonë, por siç po shihet nuk ka gatishmëri të partive politike që do t’i bashkonin votat dhe ta dërgonin vendin në zgjedhje”, deklaroi ai.

    Ndërsa, kërkesën e Vetëvendosjes që të shkohet në zgjedhje përmes shpërndarjes së Kuvendit, Isufi e quajti të dëmshme pasi sipas tij kjo qeveri duhet t’i merr përgjegjësitë për dëmet që i ka shkaktuar vendit.

    “Partia në qeverisje e cila ka shfaqur gatishmërinë për shpërndarje të Kuvendit dhe kësaj ideje iu ka bashkëngjit edhe PKD besojmë se është e gabuar për shkak se përgjegjësinë duhet ta marrë qeveria dhe jo Kuvendi sepse kemi të bëjmë me stagnim të zhvillimeve në Kosovë, izolim të Kosovës, sanksione që iu kanë bërë vendit dhe po shihet që të gjitha shtresat në Kosovë janë të cenuara nga kjo qeveri e dobët. Dhe, nëse kemi një qeverisje të vendit e cila është më jotransparentja deri më tani si dhe ka stagnuar në zhvillimin e infrastrukturës, ekonomisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, kemi ngritje enorme të çmimeve, inflacion të madh dhe nuk kemi ngritje të pagave kemi degradim të vendit, edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare kemi tërheqje prapa sa i përket angazhimit të qeverisë së Kosovës dhe trysni më të madhe të faktorit ndërkombëtarë që Kosova të ecë në integrimet që duhet, atëherë krejt kjo tregon se sa më shpet vendi duhet të shkoj në zgjedhje duke u dorëhequr qeveria”, tha Isufi.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohet pas operacinit ish-depueteti Ahmet Isuf: Tani ndjehem më i lehtësuar

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.