Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Idrizi: Komuna e Vushtrrisë ka arritur ta realizojë 92 për qind të buxhetit për këtë vit

    21/12/2023 21:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka theksuar se se komuna që ai drejton ka arritur ta realizojë 92 për qind të buxhetit të paraparë për këtë vit.

    “Po këtë vit në Komunën e Vushtrrisë po e përmbyllim suksesshëm, edhe pse ishte një vit vërtet sfidues, një vit me shumë turbulenca, por ia dolëm ta përafrojmë me e përmbyllë. Na kanë mbetur edhe pak ditë derisa të bëhet mbyllja e buxhetit dhe sistemi i pagesave, kështu që deri, deri sot diku ne kemi arritë me realizu buxhetin e 92 të buxhetit me e shpenzu dhe sinqerisht ndihem jashtëzakonisht mirë, sepse ka qenë vazhdimisht ajo frika te investimet kapitale, te mos shpenzimi i buxhetit, por shkak te procedurave që i ofron Ligji i Prokurimit Publik dhe disa procedura burokratike, të cilat i janë ba pengesë vetëm jo vetëm për Komunën e Vushtrrisë, po për gjitha komunat edhe për gjithë vendin”, tha Idrizi.

    Idrizi tha se debati për ndarjen e 13 milionëve për komuna nga ana e Qeverisë, ka qenë i panevojshëm.

    “Këto mjete për të cilat është diskutuar shumë, po më duket kanë qenë diku në afër të 13 milionë, që kur t’i pjesëtojsh për komuna nuk është që kishim përfitu ku me ditë sa. Është evidente ajo domethënë ai hulumtim që u bë dhe ajo pasqyrë, po megjithatë kudo që investohet, investohet në komunat e Republikës së Kosovës dhe tash këto mjete që i ndan Qeveria në këtë formë, këtu duhet të dedikoheshim për projekte nacionale, për rrugë regjionale, për rrugë nacionale, për projekte të mëdhaja. Por, kur ato projekte nuk i ka ose nuk i realizon, mandej pak e lëshon dorën dhe iu jep komunave. Me përkthy në terma real, i bie që këto nuk na i kanë borxh komunave, domethënë, munden me na jep, munden mos me na jep”, tha Idrizi në ATV.

    Ai thotë se më relevante ka qenë të diskutohet për kontratën kolektive, e cila sipas tij, i ka dëmtuar shumë komunat.

    “Nuk i ka dëmtu mos dhënia e këtyre 13 milionëve me i përpjesëtu për kokë banori e tjerë, por kontrata kolektive, sepse kontrata prodhon efekte juridike, prodhon obligime dhe ato obligime u dashtë me i marrë me i marrë ministria, jo me ua gjuajt komunave, se vërtet na kanë dëmtue. Na ia kemi arritë këtë vit me i pague, deri dje i kemi pagu 2 milionë e 400 mijë euro”, tha Idrizi.

    Artikuj të ngjashëm

    Edhe dy muaj paraburgim ndaj 19-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

    A i shkoi në të pame familja e dorasit, familjes Zymberi?

    Idrizi shkon për ngushëllime te familja Zymeri pas vrasjes së 19-vjeçarit në Vushtrri

    Të Fundit

    Kurti pas takimit me Osmanin: Folëm gjerë e gjatë, ta shohim edhe pas takimeve të tjera se a kemi arritur ndonjë progres

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.