sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Identifikohet grupi kriminal, aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës, kapet grupi i hajnave dhe gjësende të vjedhura

    06/07/2021 14:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Si rezultat i planifikimit, bashkërendimit të aktiviteteve dhe hetimeve të përbashkëta policore nga hetuesit e Regjionit të Prishtinës, Ferizajt dhe të Gjilanit, janë zbuluar një grup kriminalë i personave të dyshuar të cilët kryenin vjedhje të rënda në rajone të ndryshme të Kosovës.

    Ky grup kriminalë ka kryer vjedhje në lokacione/objekte të ndryshme dhe për të realizuar vjedhjet kanë përdorur automjete të ndryshme dhe mjete të forta për hapjen e lokaleve me forcë, ku për cak kanë pasur kryesisht vjedhjen e gjësendeve me vlerë si: para të gatshme, pajisje elektronike, armë, cigare në dyqane, e gjëra të ndryshme me vlerë.

    Me urdhëresë të gjykatës kompetente në Ferizaj janë aplikuar masat e fshehta ndaj të dyshuarve, të cilët kanë qenë nën hetim dhe vëzhgim policor, të cilët dyshohen për përfshirje në dhjetëra vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të kryera në rajone të ndryshme, me ç ‘rast janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

    Si rezultat i hetimeve policore pas kryerjes së vjedhjes në një lokal në Prishtinë, sot është realizuar plani operativ për goditjen dhe arrestimin e të dyshuarve, ku në parkingun e një objekti banesor në rrugën ”C” të Prishtinës, fillimisht është arrestuar i dyshuari (R. A.), kurse të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vjedhje edhe pse u janë dhënë urdhra të qarta për ndalim, kanë filluar ikjen duke përdor një veturë të tipit ‘Golf 5’.

    Gjatë ikjes të dyshuarit me veturë kanë goditur dhe rrezikuar jetën e një zyrtari policor, ku për këtë, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje në Tentativë”, përderisa gjatë ikjes të dyshuarit kanë braktisur veturën në rrugë. Vetura e braktisur është sekuestruar së bashku me disa dëshmi të gjetura brenda në automjet e të cilat dyshohet se janë gjësende të vjedhura.

    Në vazhdën e veprimeve hetimore, me qëllim të arrestimit të dyshuarve dhe sigurimit të dëshmive në konsultim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të gjykatës kompetente, kanë vazhduar hetimet ku janë kryer katër bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, të cilat kanë rezultuar me arrestimin edhe të dy (2) të dyshuarve të tjerë (A. Sh.) dhe (Q. K.).
    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 58 kartela grafike, para të gatshme, atlete, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende me vlerë të cilat dyshohet se janë të vjedhura.

    Grupi hetimorë është në proces të grumbullimit dhe analizimit të dëshmive lidhur me rastet të cilat dyshohet se i ka kryer ky grup kriminalë si dhe duke punuar në mënyrë intensive drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të dyshuarve të tjerë të mundshëm
    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

    Artikuj të ngjashëm

    Gara në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia gjobit 21 persona

    Vdes një 42 vjeçar në Gjakovë, policia nis hetimet

    Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Filiq Slavisa, i akuzuar për krime lufte

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.