Policia ka identifikuar dy të dyshuarat për një vjedhje të rëndë, të ndodhur më 6 janar në Prizren.
Ato shiheshin në videoincizim, teksa njëra nga to vjedh varësen e argjendit dhe largohet në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara ka pranuar fajin dhe e ka kthyer në polici argjendin e vjedhur. E njëjta me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Kurse e dyshuara tjetër pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Sot me daten 08.01.2025 nga policet hetues eshte identifikuar e dyshuara e cila eshte intervistuar ne prezenc te avokatit mbrojtes dhe e njejta e pranon Vepren Penale si dhe argjendin e vjedhur e kthen ne polici, ndersa personi tjeter qe ka qene nen shoqerim te dyshuares intervistohet dhe lirohet ne procedur te rregullt, ndersa e dyshuara me urdher te prokurorit ndalohet per 48 ore”, ka thënë Shaqir Bytyçi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit