Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ibri thahet si asnjëherë më parë

    27/07/2023 10:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lumi Ibër në qytetin e Mitrovicës është shterur pothuajse krejtësisht tri ditë më parë, ndërsa qytetarët nuk mbajnë mend të ketë ndodhur diçka e tillë asnjëherë në të kaluarën.

    Disa prej tyre mendojnë se janë temperaturat e larta që çuan në shterjen e këtij lumi, por të tjerët fajësojnë faktorin njeri  për një situatë të tillë.

    Peshqit tashmë kanë ikur nga ky lumë, ndërsa mitrovicasit thonë se bota tjetër nënujore  është shkatërruar nga dielli.

    Erblin Macula, qytetar nga Mitrovica, thotë për KosovaPress se ka dalë me familjarët të peshkojë në Ibër, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, për shkak të nivelit shumë të ulët të ujit dhe mungesës së peshkut.

    Ai nuk mban mend shterje kaq të madhe të Ibrit ndonjëherë.

    Ndonëse nuk përjashton mundësinë e ndikimit të temperaturave të larta në rënien e nivelit të ujit në Ibër, ai konsideron se faji mund të jetë edhe te penda e liqenit të Ujmanit, prej nga vjen sasia e ujit për  qytetarët e Mitrovicës.

    Muhamedin Hetemi, një mitrovicas tjetër,  gjendjen në lumin Ibër e quan katastrofë ekologjike të ekosistemit.

    Ai, përveç temperaturave të larta, për këtë situatë fajëson edhe faktorin njeri, duke dyshuar se dikush qëllimshëm ka ndalur sasinë e ujit te penda e liqenit të Ujmanit.

    Hetemi, duke evokuar kujtimet nga e kaluara, rrëfen për kohët kur në Ibër janë larë fëmijët dhe të rinjtë, kur Ibri ishte përplot me peshq, gaforre e gjallesa tjera, por edhe kur ky lumë shërbente si mjet transporti për drutë, të cilat qytetarët i blinin në Kollashin dhe i hidhnin në Ibër, valët e të cilit i bartnin këta dru deri në Mitrovicë.

    Edhe Isuf Jashari, 74-vjeçar poashtu nga Mitrovica, bënë të ditur se nuk mban mend të ketë parë nivel kaq të ulët të ujit në Ibër.

    Ndërkaq, Arif Kadriu nga shoqëria civile, njëherit anëtar i Shoqatës së peshkatarëve në Mitrovicë, duke e quajtur të tmerrshme situatën e krijuar  para pak ditësh në Ibër, dyshon  se kjo ka mundur të ndodhë vetëm në pendë që gjendet te Zubin Potoku, ku dikush e ka ndalur ujin.

    Sipas tij, peshqit kanë shpëtuar duke ikur në lumin e Sitnicës, por bota tjetër nënujore, duke përfshirë këtu edhe insekte të ndryshme, janë shkatërruar krejtësisht nga dielli.

    Në anën tjetër, Komuna e Mitrovicës përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare, e ka quajtur alarmuese shterjen e Ibrit dhe njëkohësisht rrezikimin me ujë të pijes për qytetarët në këto temperature të larta.

    “Komuna e Mitrovicës ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente, arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në liqenin e Ujmanit”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Inspektorati në Mitrovicën Veriore vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publike

    Bastiset drejtoria paralele e urbanizmit në Mitrovicë të Veriut

    Momenti kur një nga policët e aksidentuar sot në veri, largohet nga spitali i Mitrovicës me karrocë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.