Zlatan Ibrahimovic pritet që të mbetet edhe më gjatë te Milani.
“Sky Sport Italia” ka raportuar se sulmuesi suedez ka vendosur për të rinovuar kontratën me kampionët e Italisë.
Ibrahimovic thuhet se do të vazhdojë kontratën me “Rossonerët” edhe për një sezon.
40-vjeçari momentalisht është lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Milanin zyrtarisht i skadoi më 30 qershor.
Ibrahimovic do të jetë jashtë fushave për 6 deri në 7 muaj shkaku i lëndimit në gju, por kjo nuk i penguar palët për të zgjatur bashkëpunimin.
Ish-sulmuesi i shumë klubeve të mëdha evropiane thuhet se ai do të pranojë edhe të marrë pagë më të ulët me kontratën e re.