Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ibrahimi, Nagavcit: Komunat pareshtur u bëjnë kërkesa për çerdhe, por s’po marrin përgjigje

    04/09/2024 20:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i ka reaguar deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e cila tha se MAShTI nuk ka asnjë kërkesë nga komunat për çerdhe të reja.

    Sipas Ibrahimit, komunat kanë bërë kërkesa të pareshtura në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për çerdhe publike.

    “Kryetarët e Komunave vlerësojnë që shërbimet që ofrohen nga çerdhet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Psh. Komuna e Kaçanikut ka bërë kërkesë në MASHTI duke ia prezantuar edhe lejen për ndërtim, vendimin e Kuvendit komunal dhe dokumentet tjera përcjellëse mirëpo, kjo kërkesë nuk ka marrë asnjë përgjigje”.

    “Për komunën e Vitisë; ka qenë e vendosur të ndërtohet një çerdhe mirëpo MASHTI në procedura të tenderimit, e të cilat procedura i ka udhëhequr vetë, ka vendosur ta anuloj vendimin e vet dhe që këtë projekt ta bartë në një komunë tjetër. Gjithashtu, komuna e Vitisë ka bërë edhe në një kërkesë tjetër të miratuar nga komuna, mirëpo nuk ka marrë përgjigje nga MASHTI”, tha Ibrahimi, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, Ibrahimi tha se komuna e Prizrenit ka bërë dhe është duke bërë kërkesa tek MAShTI, mirëpo, sipas tij, kërkesat e kësaj komune refuzohen apo nuk miratohen.

    “Komuna e Istogut që disa vite pret përfundimin e një çerdhe e cila ka filluar të ndërtohet nga MASHTI. Komuna e Istogut është e gatshme ta përfundojë këtë objekt mirëpo nuk i lejohet nga MASHTI vazhdimi i punimeve. Komuna e Pejës ka kërkuar vetëm 100 shtretër shtesë për një çerdhe publike por nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga MASHTI”.

    “Komuna e Ferizajt, ka bërë kërkesë gjithashtu mirëpo MASHTI ka thënë që mund të përkrah projekte për ndërtimin e çerdheve vetëm në zonat urbane por jo edhe ato rurale. Ministre Nagavci, qytetarët jetojnë edhe në vende rurale e jo vetëm urbane. Komuna e Deçanit, i ka dërguar dy kërkesa MASHTI për adaptimin e dy shkollave të vjetra në çerdhe dhe dy kërkesa të tjera për ndërtimin e dy çerdheve të reja, por nuk kanë marrë përgjigje”, shkroi tutje Ibrahimi, transmeton Klankosova.tv.

    Ai përmendi edhe komunën e Drenasit, ku tha se i ka dy çerdhe në renovim apo përshtatje të ankesave të shkolalve dhe i ka ndarë dy lokacione për ndërtimin e çerdheve të reja e të cilat tha se janë në procedurë.

    “Në komunën e Suharekës, e vetmja çerdhe e cila ka filluar të financohet nga MASHTI, qe për disa vite nuk është ndërmarrë asnjë veprim dhe kjo ka mbetur e papërfunduar. Këto janë fakte dhe si konkluzion, komunat gjithnjë kanë bërë kërkesa për ndërtimin e çerdheve të reja”.

    “Komunat edhe me vet-financim, si komuna e Lipjanit, Rahovecit, Mitrovicës, Suharekës etj duke e parë nevojën për çerdhe dhe kërkesën e pareshtur të qytetarëve, kanë ndërtuar çerdhe publike.  Pra, shihet se komunat janë më efikase në ndërtimin e çerdheve të reja në raport me MASHTI. Këto janë vetëm disa info nga disa komuna se po t’i shënonim të gjitha komunat, atëherë nuk dihet se sa kërkesa janë drejtuar te ju. Ministre Nagavci, të gjitha këto të cilat janë të përmendura më lartë janë edhe të dokumentuara”, shkroi më tej ai.

    Ibrahimi tha se qasja e MAShTI-it ndaj komunave në kërkesat e tyre nuk është korrekte dhe sipas tij, është tepër dekurajuese, pasi siç tha ai, kërkesat e komunave nuk përkrahen.

    “Kjo qasje po i demotivon komunat për të bërë kërkesa të reja. Ka komuna ku ndërtesat për çerdhe janë ndërtuar me mjete vetanake komunale, mirëpo nuk mund të funksionalizohen sepse MASHTI duhet të lejoj vende të reja pune për profesionistë të kësaj fushe”.

    “Kërkesë, e cila është qe disa vite; është mirë që MASHTI të bashkëpunojë dhe t’i inkurajoj komunat në zgjidhjen e problemeve, e të cilat probleme janë të shumta në fushën e arsimit, e jo vetëm të fajësohen”, shkroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit në pozitën e u.d. drejtoreshës së Institutit Albanologjik, juridikisht i pavlefshëm

    Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

    Lojërat e Tik-Tokut dhe lëndimet nëpër shkolla, MASHT-i del me reagim

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.