Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 është i pamjaftueshëm për komunat

    19/11/2024 08:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës,, Sazan Ibrahimi ka thënë se buxheti i Kosovës për vitin 2025 është i pamjaftueshëm për komunat, pasi dëm të madh po u shkaktojnë kontrata kolektive.

    Ibrahimi ka thënë për Ekonomia Online se buxheti për vitin e ardhshëm është 22 për qind më i lartë, por që efekt nuk do të ketë aq shumë. Shkak për këtë sipas tij është kontrata kolektive, që në total komunave u janë marrë mbi vetëm në këtë vit mbi 62 milionë euro.

    “Këtë vit në vitin 2024 buxheti në përqindje ndaj komunave në raport me buxhetin total të Kosovës ka qenë 22.4 për qind, nëse përqindja do të ishte e njëjtë në vitin e ardhshëm me këtë vit atëherë komunat do të përfitonin mbi 20 milionë euro më shumë. Është e domosdoshme që buxheti për komuna të ngritët sepse kontrata kolektive janë duke i marr me miliona euro komunave të Kosovës, vetëm në këtë vit komunave u janë marrë mbi 62 milionë euro, për këtë arsye po kërkojmë që niveli qendror të kujdeset më shumë për komuna sepse e kemi problemin e kontratave kolektive është problemi që granti në kuadër për investime kapitale nuk është themeluar ende dhe probleme të tjera të cilat janë duke ndodhur në nivelin lokal”, ka thënë Ibrahimi.

    Ibrahimi ka theksuar se kërkesë e kamotshme e komunave është themelimi i grantit të katërt por që nuk po merret parasysh nga niveli qendror.

    “Kemi kërkuar që të themelohet granti i katërt, granti për shërbime sociale, të cilat janë të akomoduar në projektligjin për financa lokale mirëpo Qeveria këto kërkesa duke i shtyrë përpara. Kemi pasur takim edhe me Konjufcën, si dhe kryetarin e Komisionit për Buxhet Punë dhe Transfere, të dy palëve iu kemi laborurar në detaje problemet me kontrata kolektive. Në bazë të analizave të kryetarëve del që ka një gjakderdhje të jashtëzakonshme financiare, nëse një punonjës arsimor në bazë të kontratës kolektive i merr rreth 3 mijë euro, kostoja financiare për procesin e përmbarimore, gjyqësorë dhe avokatëve këtë përqindje e ngrit në vend që niveli qendror ta zgjidh këtë problem në mënyrë që këto të mos ndodhin ata janë duke heshtur dhe nuk janë duke ofruar asnjë zgjidhje”, deklaroi ai.

    Ibrahimi ka kërkuar nga ligjvënësit që ta zgjidhin problemin e komunave me kontratën kolektive, pasi komunat rrezikojnë që t’i humbin dhjetëra miliona euro vitin e ardhshëm.

    “Shpresojmë se gjatë dëgjimit të dytë të Buxhetit 2025, deputetët ta ngrisin këtë shqetësim në emër të komunave që të gjetet një zgjidhje të qëndrueshme. Nëse edhe këtë herë dështon vitin e ardhshëm komunave do t’iu merren miliona euro për zbatimin e kontratave kolektive. Problemi është se qytetarët nuk do të mundin të shohin projektet për investime kapitale. Kur po i merren mjete financiare komunave raportet e Auditimit po dalin keq të klasifikuara sepse komunat nuk kanë vijë buxhetore për mbulimin e shpenzimeve nga kontrata kolektive dhe Auditorë po konstaton që ka keq klasifikim. Kjo ndikon sepse komunat nuk po mundin të garojnë në skenën e grantit të performancës ku komunat mund të fitojnë me miliona euro”, theksoi ai.

    Ibrahimi ka përmendur edhe shumën që u janë marrë këtë vit komunave nga kontrata kolektive, mjete këto të marra nga investimet kapitale.

    “Të gjitha këto i kemi bërë me dije nivelit qendror por nuk kemi parë zgjidhje, vetëm në këtë vit iu kanë marr mbi 60 milionë euro nuk mund të thonë që qëndrojnë mirë, sepse nuk kanë qenë të parapara, dhe shumica e mjeteve janë marrë nga investimet kapitale të cilat janë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Në vitin 2023 janë marrë vendim të cilat zbatohen në vitin 2024 mirëpo për shkak të kontratave kolektive nuk mund të zbatohen. Kemi mungesë të madhe financiare, këtë në raport me vitin e ardhshëm po të ishte përqindja e njëjtë si këtë vit komunat do të përfitonin 21 milionë euro, ndoshta për nivelin qendror nuk janë shumë por për komuna janë shumë”, shtoi Ibrahimi.

    “Kjo është një varg i probleme ku ne i kemi njoftuar edhe kryeministrin, edhe ministrin e financave, si dhe krye parlamentarin, por të njëjtën kohë kemi informuar të gjithë deputetë. Si pasojë e kontratave kolektive këtë muaj ka rrezik mbi 20 komuna të mos kenë mjete financiare për paga ndaj zyrtarëve komunal”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ibrahimi: Përqindja e buxhetit për komunat për vitin 2025 është më e ulët se këtë vit

    Ligji i ri për tatimin në pronë, Ibrahimi thotë se do të ketë efekt të jashtëzakonshëm në ngritjen enorme të tij

    Ibrahimi: Komunat në veri janë anëtare të AKK-së, ato nuk janë tërhequr

    Të Fundit

    Varroset 27 vjeçari që vdiq në Lipjan

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.