Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fotografia e Ibrahim Rugovës bashkë me figura të shquara botërore ekspozohet në Slloveni

    02/02/2022 11:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasada e Kosovës në Slloveni njofton se Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”.

    Nga më shumë se 40 personalitete dhe organizata ndërkombëtare laureatë të këtij çmimi prestigjioz, janë ekspozuar fotografitë dhe nga një përshkrim i shkurtër për veprimtaritë e disa prej tyre, duke përfshirë Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Në përshkrimin për Presidentin Rugova thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar parreshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.

    Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit është nderimi më i lartë i bërë nga BE-ja për punën për të drejtat e njeriut.

    Në vitin 1991, laureat i parë i Çmimit Saharov nga Kosova ka qenë veprimtari i shquar dhe emblema e rezistencës, Adem Demaç.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Në 1997, Rugova në Konferencë tregonte sesi familja e Hashim Thaçit nga Buroja po maltretohej nga policia serbe

    Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

    Të Fundit

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.