Ibrahim Kelmendi i përgjigjet secilës akuzë të Xhavit Halitit ndaj tij për UÇK-në

Anëtari dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti në një intervistë në emisionin ‘Pressing’ të T7 ka thënë se ish-themeluesi i LPK-së(Lëvizjes Popullore të Kosovës), Ibrahim Kelmendi s’ka qenë pjesë e strukturës së kësaj lëvizje që e ka formuar UÇK-në dhe se ai s’di për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi të gjatë, Ibrahim Kelmendi i është përgjigjur secilës akuzë të Halitit që ky i fundit ka thënë për të, në intervistën në ‘Pressing’.

Reagimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:

Në minutën 93 të këtij bashkëbisedimi në mes të gazetarit Leonard Kerquki, si intervistues, dhe Xhavit Haliti, i intervistuar, Xhaviti ekstra është marrë me diskualifikimin dhe diskriditimin tim.  Prandaj po ndihem i provokuar për t’iu përgjigj, por duke u marrë me komentimin e gjithë këtij bashkëbisedimi, sepse përmban shumë materie. Uroj të mos keqkuptohem si hakmarrës inatçor.

Ish bashkëveprimtari Xhavit Haliti më ka diskualifikuar: “Brahimi nuk dinë për UÇK-në. Vetëm çka ka marrë vesh masanej. Brahimi nuk ka qenë pjesë e strukturës, e cila ka organizu UÇK-në.”

Po prezantoj zhvillimet përkatëse, që të shim cila ka qenë e vërteta.

E para, fakt është që LPK-ja e ka themelua UÇK-në.

E dyta, fakt është se unë, qysh ditën e themelimit, më 17 Janar 1982, kam qenë bashkëthemelues dhe veprimtar i Lëvizjes, deri në fund të qershorit 1999, kur në Kuvendin e fundit e kemi zhbë!

Pavarësisht se Xhaviti, si herave tjera, prodhon mjegullnajë për mënyrën dhe kohën e themelimit të UÇK-së, fakt është që Lëvizja, në Kuvendin e Katërt, ka marrë vendim për ta formuar Ushtrinë Çlirimtare! Ai Kuvend është mbajt në Kodrën e Trimave në Prishtinë, më 26 e 27 korrik 1993.

Vendim pothuajse i ngjashëm, është marrë edhe në Kuvendin e Tretë, i mbajtur në tetor 1991, në Ujmir të Klinës, por meqë kryesia (kryetar Gani Syla) pat dezertuar pak javë pas Kuvendit, Lëvizja nuk qe në gjendje ta zbatonte atë vendim. Edhe më herët gupe grupe guerile të Lëvizjes kanë bërë herë pas here sulme, por ato raste nuk duhet shpërdoruar si momente themelimi të UÇK-së.

Meqë pas mbajtjes se Kuvendit të Katërt ndodhen burgosje të mëdha. Disa veta u arratisen. Kështu Lëvizja në Kosovë nuk qe në gjendje të merret me fillimin e zbatimin të vendimit – formimin e ushtrisë. Prandaj Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes në emigracion, i obliguar nga përcaktimet statutore, në dhjetor 1993, formoi struktura për jetësim të vendimit të Kuvendit të Katërt –formimin e ushtrisë. Kështu, për këtë qëllim, KP themeloi Sektorin e rëndësisë se veçantë (SRV) dhe Fondin “Vendlindja thërret”.

Për hir të domosdoshmërisë për praktim të konspiracionit në Kosovë, KP pat mandatuar Kryesinë që ta caktonte përbërjen e SRV dhe ta mbikëqyrte veprimtarinë e tij. Kryesia ka caktuar Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin në SRV, i cili duhej të ndihmonte formimin e ushtrisë në Kosovë.

Nuk më besohet se Xhaviti ka harruar që edhe unë isha anëtar i KP të Lëvizjes. Fatkeqësisht Xhaviti nuk e di se Kryesia ishte organ statutor që zbatonte vendimet e KP. Që do të thotë, KP i LPK-së ishte udhëheqje politike e UÇK-së, dhe jo Kryesia, as SRV!

Ky sqarim që ofrova, e demanton dezinfomimin e Xhavitit, se unë nuk isha “pjesë e strukturës, e cila ka organizu UÇK-në”.

Edhe më herët jemi përpjekë të merremi vesh, datë themelimi të UÇK-së duhet vlerësuar kur ka ndodh vendimmarrja për themlim, apo dita kur është emërtuar. Ngjan si me fëmiu. Datëlindje ka ditë e lindjes dhe jo ditën emërtimit.

Fakt është që Kryesia, në mbledhje të 17 nëntorit 1994, ka vendos për emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Dhe, nëse nuk do t’i pëlqente KP ky emërtim, në mbledhjen e radhës mund ta ndryshonte, sipas kompetencave statutore. Fatmirësisht e ka pëlqye dhe nuk kishim nevojë ta ndryshonim. E nëse Xhaviti është kumar i emrit, e përgëzoi. Por, do të kisha pas dëshirë të shoh procesverbalin e asaj mbledhjeje, meqë kam dëgjuar nga të tjerë anëtarë të kryesisë, se Ali Ahmeti e ka propozuar këtë emër.

Xhaviti, për t’i shit për të vërteta spekulimet e diskreditimet e tij, merret me rastin e mjekimit të Vëllait, Qerimit, në vitin 1996. Tashmë ka shkaktuar truk emocional, për shkak të vrasjes barbare që i ka ndodh Qerimit vitin e kaluar. Kot Xhavit dezinformon, se dikush e paskësh akuzuar ate që nuk është interesuar për mjektim të Qerimit. Kësaj radhe shpërdoron edhe emrin e mjekut Shaip Muja, të cilin Xhaviti gjoja e ka ngarkuar të përkujdesej për mjekim të Qerimit në Tiranë. Meqë edhe unë e kam njohur Shaipin në Tiran, qysh në vitin 1991, jam në rrjedhë se Qerimi dhe Shaipi kanë qenë bashkëveprimtarë, si studentë në Prishtinë. Që i bie se mes tyre kishin shoqëri para se Xhaviti ta njihte Shaipin. Pastaj, Qerimi nuk ka pas nevojë për intervenim të asnjërit, meqë kishte shokë e miqë edhe profesorë të fakultetit të mjekësisë dhe të klinikave në Tiranë. Uroj, Xhaviti të mos e ketë sajuar kësaj radhe këtë truk, për të broçkullisur, se Qerimi nuk paskësh pas plagosje aq serioze!

Në vazhdim (minuta 94) Xhaviti ka broçkullis: “Ai (Brahimi) ka drejtë mu revoltu. I jap t’drejt për shumë çështje, por nuk ka t’drejt me rrejt, me rrejt nuk duhet.”

Nuk e kam dëgjua ndonjëherë Xhavitin, as nuk kam lexua shkrime të tij, ku ka përmend konkretisht ndonjë rrenë  timen, duke ia kundërvënë të vërtetën e tij. As kësaj radhe nuk ka konkretizuar ndonjë rrenë timen! Do e lusja dhe do mirëprisja, të përmend qoftë vetëm një rrenë. Apo ndoshta Xhaviti, mënyrat e rrëfimit tim, meqë nuk i bin taman atij, diskualifikon si rrenë.
Xhaviti, si goxha specialist i luftës speciale, me diskualifikon e diskrediton mua si rrenc, që të tjerët të mos i besojnë të vërtetat që i kam thënë e shkruar moti për Xhavitin. Kështu ky mendon se do të më detyron edhe mua të hesht e taktizoi, siç kanë bërë shumë bashkëveprimtarë tonë, në ndërkohë të konvertuar në konformistë heshtakë!

***
Në vazhdim do të merrem me komentim të atyre që ka thënë Xhaviti në këtë intervistë, të gjatë 136 minuta, gjegjësisht dy orë e 16 minuta, por duke i përzgjedh e cituar fragmente, sa më tekstualisht, që lexuesit të kenë mundësi për ta vlerësuar “diplomimin” e Xhavitit në Fakultetin për letërsi e gjuhë shqipe në Tiranë.

Për hirë të prakticitetit, po përdor emrat tonë, që të identifikon fjalët e Xhavitit dhe komentimet e mija.

Intervistën e ka filluar gazetari interstues, Zotëri Leonard Kerquki , duke bërë prezantimin: “Personazhi i veçantë, Xhavit Haliti…”

XHAVIT HALITI (minuta e parë):

Ne kemi pas një organizatë shumë të fuqishme. Në atë kohë përgatiteshim për ta mbajt kongresin e organizatës për ta bërë parti. I kemi pas të gjithë mekanizmat drejtuesi, çfarë duhet ti ketë një lëvizje çlirimtare. Fatkeqësisht më 4 nëntor kanë ndodh arrestime të mëdha në gjithë Kosovë. Unë kam qenë anëtar i Komitetit Organizativ dhe anëtar i Byrosë Ekzekutive. Oraganizata është quajt Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës. Kam qenë i ngarkuar për ta krijuar komitetin e rrethit në Pejë. Më 5 nëntor 1985 kemi pas me shkue në formim të komitetit në Pejë. Mbledhja duhej të mbahej në Lubeniq, në shtëpinë e Muhamet Mahmutaj. Më 4 nëntor ndodhin arrestimet, ndër ta edhe i Xhabir Morinës dhe të tjerë. Edhe te unë kanë ardh…”

IBRAHIM KELMENDI:

Lavdrimi i Xhavitit “Ne kemi pas një organizatë shumë të fuqishme”, është relativ, sepse edhe nga rrëfimet e Xhavit nuk rezulton të ketë qenë e tillë. Unë kam gravituar në Degën e saj në emigracion, në vitet 1986-87, e cila kishte udhëheqës Hajdin Abazin. Por kam harruar, kur dhe si është “avulluar” edhe ajo “pararojë marksiste-leniniste”.

Me gjasë intervistuesi Leonard Kerquki nuk ka pas informacion për një fragment problematik të jetës së Xhavitit. Më 26 mars 1981, në Qytetin e konvikteve të studentëve në Prishtinë, kur udhëheqës të Lidhjes Komuniste, në krye me Azem Vllasin, kanë shkua në takim me studentët që kishin filluar protestën, Xhavit Halitin e ka sulmuar fizikisht Studenti Mehmet Bislimi (i Prekazit) me shokë, sepse e kanë dyshuar si badigard të Azem Vllasit.

Kerquki duket, gjithashtu, që nuk ka pas informacion, se Xhavit Haliti ka qenë i “burgosur politik”, para këtij rasti, por asnjëherë nuk ka publikuar aktgjykimin dhe kanë mbet të pa ndriquara rrethanat e atij arrestimi.

Kërquki mund që nuk ka pas informim, për ta pyet Xhavitin, përse është quajt Organizata e Marksist-Leninistëve të Kosovës në nëntori 1985, kur Organizata e Marksist-Leninistëve të Kosovës, e udhëhequr nga Mehmet Hajrizi, e kishte mbyll veprimtarinë dhe ekzistimin e saj më 17 Janar 1982, kur Kadri Zeka, si përfaqësues i saj, kishte vendos të bashkohet në Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Për këtë ka rrëfyer vet Mehmet Hajrizi në librin e tij përkatës.

Interesant do të kishte qenë, të pyetej Xhaviti, kush, kur, ku, e ka themeluar OMLK-në, meqë për këtë OMLK po heshtin të gjithë, edhe udhëheqsi i saj, Xhabir Morina.

Ndërsa për filliimin e viteve të 1970-ta, kur Xhaviti ishte një kriminel ordinerë, që prookupim kryesor kishte të therej me thika me grupet konkurruese dhe të frekuentonte kafehanet ku përformonin “pevaqicat” serbe. Xhavitit motit i kam rrëfye se shokë banke në shkollë të mesme në Pejë e kam pas Haxhiun e Radavcit, i cili ishte pjesë e grupit të Elshanëve, që herë pas here përballeshin me grupin e Xhavitit. Haxhiu m’i ka rrëfyer ato “herizma”, sepse atëherë ishte bërë modë në Kosovë, të garonin mes tyre grupe “trimash”, kush po imponohet si më trimi…

Siç duket, Gazetari Kerquki ka përzgjidh variantin të le të rrëfen Xhaviti, ato që ai ka preferuar t’i rrëfen, dhe jo ta gozhdon herë pas here me ca ndodhi “pikante” nga biografia e Xhavitit.

XHAVIT HALITI (minuta 6-të):

Kam shkuar në një bazë për tu takuar me anëtarë të Komitetit që kishin mbet pa u arrestua. Ata kishin zënë bazë të Familja Agaj (Bashkëveprimtari Naser Agaj), diku afër Parkut të Qytetit në Prishtinë. Aty ishin Xhavit Haziri, Hajdin Abazi, Duli, Nuhi Ahmeti (…) Ditën e tretë, më 7 nëntor, kisha lënë takim me Xhavitin e ndier, me Hajtinin (Abazin), për tu takuar prapa restorant “Rugova” (në Prishtinë). Me Zenun Muriqin e kisha lënë me gjet banesa. (…) Kur jemi kthyer mbrapa, kemi takuar dy oficer të UDB-së: Xhavit Kuqi dhe ky që e kanë vra… (Nazim Bllaca), Ibush kllokoqi. Jemi arratisur. Ata kanë sha dhe kanë shti me armë. E kam si në film atë situatë…”

IBRAHIM KELMENDI:

Do ishte me vlerë të rrëfenin edhe protagonistët që i përmend Xhaviti, sepse identifikimet e përndjekjet nga strukturat policore kshin përmasa të mëdha. Po mungojnë analizat, përse zbuloheshin aq shpejt e aq shumë.

XHAVIT HALITI (minuta 12-të):

Kam shkuar të shtëpia e Ahmet Haxhisë, që i kanë thënë Ahmet Zullufi, gjyshi i Albulena Haxhiut. Ia rrëfeva rastin (…) I kemi ndërruar palltat. (…) Ahmeti më ka dërguar në fshatin Dyz, të Sabri Uka. Aty kam ndejt 47 ditë. E dinte edhe Nazmi Llapashtica, i cili është burgos e dënua për shkak që më ka trajtua mu. (…) Pas 47 ditëve kanë ardh Xhavit Haziri dhe Hajdin Abazi. Më kanë marrë. Më kanë qeth. Më sollën rroba policie. Ka qenë interesant, kapelja nuk ma zinte kokën. (…) Shkuam deri të mullini në Lluzhan. Të Mullini ashtë nal Baca Ahmet (Haxhia). Jemi hip për Prishtinë. Në makinë ishim unë, Sabriu, Nazmiu, baca Ahmet. (…) Kemi shkuar prapë të Familja Agaj, ku kanë qenë Xhaviti dhe Hajdini. Aty kam nejt disa ditë. Kemi biseduar çfarë do t’bëjmë. Duli, Avdullah dërguti, ka shkua në Zvicër me i takuar ata të degës se organizatës. Dhe u kthye prej andej. Kemi pas një vendim që Kosovën nuk mundet me e lëshua kërkush pa leje të organizatës. Ajo (ishte) përiudha kur mua me transferuat në Suharekë, njëherë në Sopi, n’Familjen e Nexhmedin Elshanit (…) Ishim pesë vetë të Komitetit t’pa arrestuem. Pritsha vendim. Dëshira ime ishte me mbet këtu. Biseduam. U morëm vesh, unë t’ngarkohesha me detyrë të veçantë. Para se t’fillonim organizim të mirë, unë të dilja jashtë, të krijohej një mendim që unë kam ik prek Kosove, pastaj munt t’kthehem. Ishte një venim special për t’krijuar guerilën e Kosovës. Ishin mendime e dëshira, më shumë se mundësia, sepse mundësia jonë atëherë ishte kufizuese. Edhe atëherë ka qenë i caktuem para meje Fehmi Lladrovci. Kemi pas armë shumë pak. (…) Te Sadik Halitjaha në Mushtishtë kam nejt disa ditë. Kam nejt të Familja e Xhevat Kabashit. Pastaj kam kaluar n’Prizren, në një banesë. Me sa di, ka qenë e bleme nga një Familje Bytyçi. Nuk e di kush ishte pronari. Më ka dërguar aty Sadiku. Dhe si taksist mek ka vozit një Ruzhdi Saramati, që m’ka marrë n’Prishtinë, deri në Sopi  në Mushtishtë e Prizren. (…) Sa kesh n’Prizren, e kapen Xhavit Hazirin. Njiherë pat sukses me u arratis. E kapen prapë te Fakulteti Juridik. Hajdin Abazi ishte arratis për Shqipëri. Dhe ni ditë, unë isha n’gjumë, ma thej derën dikush. U qova. Normalisht që kishim armë mrena. Ishte Nexhmedini. Tha “e kanë burgos Sadik Halitjahen.” Çka më ba, e pyeta. Tha, kam ardh të vdes me ty ose me t’pyt çka po donë me ba. Nëse dëshiron, po rri me ty tanë kohën, nëse dëshiron, hajde n’shpi të unë, krejt kohën. Nëse ke mendim tjetër, ty po ta le. U mendova. Ai ishte familjar. Normalisht msus i nderum. Kam qenë i martum. Kisha fëmijë. Kam studiuar letësi dhe gjuhë. I thash gjeni ni kamion. Mushne me gajbica me pemë. Du mem que në Pejë. Kishte borë. Jam shkua të halla ime në Logjë. Kam nejt dy netë. Pastaj, për shkaqe sigurie, s’ka pas kushte me ndejt aty, kam met, si thonë, në katër rrugë. Isha edhe i smut. Kisha problem me lukthin. (…) E kam thirr vëllain tim. Ma thirri hallai ime. I tham shko gjeje ni taksi, që është, mundësisht, boshnjak, që s’dyshon as s’m’njeh. Kam shkuar deri në fshat (Novosellë, konkretizim im). Kam nejt 4-5 ditë n’shpi, i izolua. Se kanë ditë askush, përveq vëllezërve dhe motrave t’mija. Dhe pastak e kemi përgatit ni pasaportë të falsifikuem, me emen të Nazmi Llapashticës dhe me emen të Bajram Hamaj. M’duket me emen të Rexhës, po të Rexhë Camaj, djalin e halls teme. I ka përgatit Sabah Qeku me vëllin e Nufri Leks. Nufriu ashtë në Norvegji. Dhe halla mi ka pru pasaportat. Pastaj kanë ardh m’em marrë Eset Ismaili. Ka qenë drejtor i postës, ktu n’Prishtinë. Ka ardh me disa m’em marrë dhe vëllai im dhe m’kanë pru prap n’Prishtinë. N’Prishtinë kam shku në bazën që e kemi pas atëherë, ku kemi nejt. Pastaj kam kalu n’Llapashticë t’Podujevsë, te Familja e Idriz…, po ia harroj mbiemnin, por, Idriz Murati. (…) Ashtë interesant, ashtë nifarë filmi. Idrizi ka qenë i shkurt por shumë i shkathtë. Kanë qenë vajzat e Shaban Shalës qi e kanë dit. Idrizi dhe Murati, krejt familja, e kanë dit. E solli ai ni arkë me automatikë, me bomba, ni arkë me armë. E pyeta çka ashtë kjo?. Tha. me luftu. Thash, jo, unë s’kam ardh me luftu, kam ardh mu strehu, nëse ndodh që vjen dikush, unë di që jam i tradhtum dhe unë dorëzohna, nuk du mi marrë n’qafë fmitë e juve si familje, pse jam n’zor unë. Kurrë se harroj, tha: katër shpitë këtu e dinë, pa u rrafshue krejt, nuk t’merr kush. Nëse nuk do me luftue, qou, ec prej ktu!

Pak ke mujt me gjet njerëz n’atë kohë që ta thonë këtë. Ishte viti 1985. N’fakt kaloi 86, sepse vitin e ri e kam prit n’atë lagjën e serbve n’Prizren. Kemi nejt aty ni natë ose dy. Pastaj kanë përgatit ni kamion me llamarina të fabrikës se llamarinave n’Vushtrri, që transportonte për Slloveni. Kam udhtu me atë kamion. (…) Deri n’Beograd kemi udhtuar unë, Idrizi, shoferi, – nuk ia di emnin tash, – dhe ni tjetër. Edhe ai shok i Idrizit. Kur kemi mrri n’Beogradë, – si duket ai kishte ngarku ma shumë aso llastrash,  – ato i kanë ra n’tokë. Aty u ba ushtimë, a thue se aty ra naj bombë. Maunat kanë qenë të shtetit atëherë, nuk kanë qenë pronë private. Unë kam dal, i kam hip taksit edhe iu thash po ju pres n’hotel “Hajat”. N’hotel Hajat kisha lënë takim me dikend që kishte shku me ma rregullu taman ni pasaportë tjetër, nëse munet. Ka qenë takim më interesant qi e kam pas. Ka ardh djali i Mija Aleksiqit. Ka qenë ni humorist i njohur ai. Gjenerata jonë e njohim. Me te kam qenë n’burg n’Stara Gradish, n’Kroaci. Ai ka qenë i dënua dy herë, po ka qenë djalë trim. Ma vonë e kanë vra n’Beograd. Kur m’ka pa, m’ka përqafu. Ai ishte shok me ate që m’kishte thanë me e prit në atë hotel. Kështu u takuam aty të tret. Ai që e kishte lënë aty takimin ishte shqiptar i Pejës. Po them de, vëlla i Nufri Lekës, me ni shok tjetër. Ata që bënin ato sene nuk kishin kufi e dallimi, bashkëpunonin mes tyne, nuk kishin nacionalizëm. I kam pas tri pasaporta. Nja n’emen të Nazmi Llapashticës. Nja n’emen t’Rexhë Camës. Edhe nja ni emen, e kam harru emnin. Gjithçka ka qenë n’funksion t’asaj, si me kalu kufirin. Rruga ka qenë e mundimshme, sepse kamioni u prish dy herë. Patëm vazhdu rrugëtimin nga Beogradi. U bëmë pesë vetë n’kamion. Ni herë e lëshoi goma. Erdhen ata të ADAC e rregulluan. Herën tjetër u kput krejt ni rrotë.

Po ta them edhe këtë. Edh njeni tha: mos ashtë e juaja kjo rrotë? Ate po e lypnin. Ai tha: punoi në polici. A keni nevojë gja vjetër? I tham me na qu deri n’Sllavonski Brod, deri n’stacion t’autobusave, sepse kamioni ishte ba i pa lëvizshëm. (…) Aty kemi hip n’autobusë katër veta. Kemi shku n’Cele. N’Cele kish qenë ni burrë, ni llapjan, që e njihshin këta. As sot nuk e di kush ka qenë. E ka pas ni makinë pezho (peugeot). Bisedum me te me na vozit deri n’Trisestë, Itali. (…) E kaluam kufirin n’Sezhanë. E hetova në bazë të dallimit të dritave, sepse knej ishin më të zbehta, anej më të ndritshme. (…) N’Tristë, puna e parë që kam ba, i kam heq mustaqet. I kisha lëshu për maskim dhe nuk i duroja. Kem flejt atë natë në ni hotel, aty. Pastaj jemi shku n’Venedik. Ideja ish me vazhdu, sepse unë lajmërova shokët n’telefon që kam kalu kufirin. Deri atëherë nuk kam lajmru kurkan. Normalisht, nuk besohej. Ti nuk e din, kush munet me’t tradhtu, kur je n’atë zor. Kuptohet, atëherë akuza ka qenë publike, përplasje me neni-tjetrin. Ashtë plagos ni oficer i UDB-së, ashtë plagos ni Bashkim Qerkini n’atë përplasje. N’fakt janë vra n’mes veti.
Qendrën e kemi pas n’Zvicër.”

IBRAHIM KELMENDI:

Torturova veten me tekstim të këtij fragmenti të gjatë, duke u përpjek të jem sa më i sakt, për të evidentuar, si rrëfen njeriu që gënjen se ka mbarua studimet në letësi e gjuhë shqipe. Guxoj të ofroi bastë, nëse do dëshmon ndokush të ketë frekuentuar qoftë vetëm një ligjëratë, bashkë me Xhavitin, në fakultet përkatës, meqë Xhaviti duhet të ketë diplomë, të bleme nga Univestiteti i Tiranës. Tjetra, do vë bast që po ta mbyllin Xhavitim vetëm, në një dhomë, dhe t’i thuhet të bëjë një hartim me shkrim, asnjë mësues nuk do ia jepte notë kaluese, të nivelit të gjimnazistit!

Sa do të ishte e dobishme, të paraqiteshin protagonistët e gjallë, që përmend Xhaviti, për të informuar, nëse është vetëm triler artistik ky rrëfim, apo është “bredhje” e një marionete të shërbimit përkatës, për të zbuluar bazat e njerëzit e organizuar në atë OMLK. Më ngjanë, të gjithë protagonistët që ka përmend Xhaviti, janë burgosur e kanë vuajt shumë vite burg. Xhavit Haziri është zhduk.
Gjithë ato tortura që ua ka shkaktuar patriotëve të OMLK-së, për ta strehuar “ilegalin” Xhavit Haliti, e ai përfundon në Hotele “Hajat” në Beograd, për të marrë edhe aty edhe pasaportën e tretë, të falsifikuar, që të “arratiset”.
Më vjen keq për Bashkëveprimtarin Nufri Leka, i cili ishte kryetar i Nëndegës së Lëvizjes në Norvegji, që ia përmend emrin, si truk arsyetues se edhe në Hotel Hajat në Beograd ndodhej në shoqëri me djalin e Mija Aleksiqit (“Çkalës”), në kuadër të veprimtarisë revolucionare!

XHAVIT HALITI (nga minuta 35):

Dega jasht vendi, n’kushtet kur ka arrestime n’Kosovë dhe udhëheqja n’vend mundet me ra n’burg a m’i ndodh diçka, atëherë kompetencat e organizatës i ka marrë Dega jashtë vendit. Sekretar i Degës ka qenë…, kryetar ka qenë Fazli Veliu, sekretar ka qenë Emrush Xhemaili, anëtar sekretariati kanë qenë Mustafë Xhemaili, Ali Ahmeti, Avni Dehari, edhe ky, ka qenë në redaksie të “Zërit të Kosovës”, pastaj ka qenë në kryesi të LPK-së. Por lidhmbajtje kanë qenë Emrushi dhe Ali Ahmeti. Unë kam fol me Emrushin n’telefon. Para meje kishte shkua edhe Baca Ahmet (Haxhia). I thash jam këtu dhe m’porositi gjeje ni mundsi me shkua ni qytezë afër Milanos. Vendosu ni hotel, unë qoi dike me t’marrë, me tha. (…) Ka ora dy i natës ka trokitë dera. Ka ardh ni shok, nuk e njihsha, ishte trup i fuqishëm. E kishte emrin Rashit Rashiti, i Vitisë. Më përshëndet dhe m’tha më hip n’kerr. E shoqëronte ni djal nga Dragashi. Kemi kalu pa problem kufirin në Como Ciaso. Pasi kemi pi kafe, kemi shku n’Cyrih.”

IBRAHIM KELMENDI:

Sikur nuk kuptohet, nëse flet për Organizatën LR(S)SHJ apo për Degë të OMLK-së, kësaj të dytës, që e udhëheqte Xhabir Morina, dhe jo të parës që e ka udhëheq Mehmat Hajrizi. Nëse e kam kuptuar rrëfimn, Xhaviti më herët tha se Vitin e Ri 1986 e kishte kaluar në lagje të serbëve në Prizren. Atëherë i bie që në atë vit Lëvizja ishte afirmuar me dy emra, kumarë të të cilëve ishin Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica. Ky i fundit shef i SDB-së (UDB), Drejtori për mbikëqyrje të Universitetit në Prishtinë. Sabriu dhe Avdullahu kanë (dez)informuar, se më 17 shkurt 1982, i kishin bashkuar LNÇKVSHJ (Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi) dhe PKMLSHJ (Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi), në LRSHJ (Lëvizja për Rpublikën Shqiptare në Jugosllavi), siç thoshte Sabri Novosella, gjegjësisht në LRSSHJ (Lëvizja për Rpublikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi), siç thoshte Avdullah Prapashtica. Sabriu thoshte i kemi shkri Lëvizje dhe atë Parti, ndërsa Avdullahu thoshte kemi themeluar organizatë të re, duke e ruajt Partia e tij vazhdueshmërinë e ekzistimit, si pararojë marksiste-leniniste. Nuk më kujtohet të ketë pas ajo Degë e Lëvizjes atë udhëheqje, me emrat që përmend Xhaviti, edhe pse isha anëtar. Në vitin 1986 ishte edhe Xhafer Shatri në udhëheqje dhe ende nuk kishim kryetar e sekretar. Atë kryesi e quanim Këshill Qëndror. Ndërsa Dega e OMLK-së kishte kryetar Hajdin Abazin. Ajo OMLK simulonte rrolin pararojë në Lëvizja, pa e informuar Lëvizjen.

Kuvendin e parë (e quanim mbledhje e përgjithshme) Lëvizja e ka mbajt në korrik 1987. Ai Kuvend e ka ndryshuar emrin në Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK). Në atë Kuvend kryetar i Kryesisë është zgjedh Fazli Velia, nënkryetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, arkëtar Gafurr Elshani, anëtarë kryesie, Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi, etj.

XHAVIT HALIT (nga minuta 38):

Unë me fol me ju tash për Organizatë Marksist-Leniniste jeni t’ri, nuk e kuptoni ketë punë. Atëherë kush s’ka qenë me linjat e Partisë Punës, ka qenë me Jugosllavinë. Atëherë as s’ka pas LDK, as s’ka pas parti tjera n’Kosovë, as s’ka pas njerëz (tjetërfare) që kanë qenë të organizuar (kundër Jugosllavisë). Aty (në organizatë) nuk ka pas pikë ideologjie. Aty ka pas shiptari. Ideologjia ka qenë veq sa me thanë që jemi me Shqipërinë. Unë s’e besoj që ndonjëri prej anëtarëve e ka lexuar KAPITALIN e Marksit, ose ka lexuar veprat e Leninit, ose t’Enverit.

Programi jonë ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Na e kemi pas edhe organizatën e masave, qi ashtë qujt Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës. Kanë qenë e njëjta organizatë, por ka qenë mënyrë organizimit. Kjo ka qenë pararojë, ajo, Lëvizja, ka qenë organizatë masash. Deri sa ashtë shkri (OMLK-ja) dhe ka met vetë Lëvizja Popullore e Kosovës. Gjithçka kemi ba n’programin që shqiptarët e kanë pas historikisht nga Lidhja e Prizrenit. Ne, bile, m’kujtohet, kemi pas shkue me Xhabir Morinën të Lidhja e Prizrenit edhe shifnim sa mirë kanë qenë atëherë, për atë kohë, si i kanë pas institucionet e përcaktueme e t’rregullume. Unë i nigjoj tash, jo këta janë kanë me Enverin. Na asnjani s’kishim qenë n’Shipni, pos Xhabir Morinës që e kish kalua kufirin n’kam niherë, me detyrë. Ne kishim lexu, kemi pa filma. (…)

Unë kam pas kotakt me Shqipninë edhe para se me hy n’organizatë. Kam shku n’ambasadë t’Shqipërisë n’Beograd. Kam shku n’konsullatë t’Shipnisë n’Stamoll. Dhe n’Paris kur kam qenë, nuk kam shkue aty, sepse nuk e kam njoft, s’kam dit as ku ashtë, por ka qenë ni librari, n’cilën ka pas libra, pothuejse krejt botimet nga Shqipëria. Merrsha libra aty, i lexojsha. Kur visha knej, i sjellsha me vete. (…)

Ata (diplomatët e Shqipërisë) kanë qenë të kujdesshëm. Nuk e besoj qi na kanë besu. As mu nuk m’kanë besu qin për qin. (…)

Ata kanë pas rregullat e veta. Kanë qenë strikt. Ka qenë ni lloj edukimi, noshta pa u duk, n’kuptimin e asaj qi ne t’mos bahemi ekstremistë, t’mos bajmë veprime për t’cilat mun t’na qujnë terroristë. Këshilla e tyre ka qenë, ju duhet t’i kërkoni t’drejtat e juve, tani për tani n’Jugosllavi, jo t’kërkoni shkëputje, sepse ashtë herët, dhe ashtë me ransi për neve si shqiptarë, Kosova t’bahet republikë, me t’drejta t’barabarta n’federatën e Jugosllavisë.

Në qoftë se gjykojmë sot me kohën e atëhershme, jo sot sa di unë për Shqipninë e atëhershme, sepse janë që katërdhetë vjet dhe unë jam kanë ma shumë ni aventurist se ni politikan, n’atë kohë. Por mendoj që të unë ka ndikua pozitivisht me u kthjell, me u kthjell, m’e ditë që gjithëçka i ka shkallët e veta, gjithëçka ashtë në zhvillim. Nqoftë se nuk e fillon shkallën e parë, mos hyp t’dytën, se e then kokën. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Duhet të jetë dezinformim goxha flagrant: “Programi jonë ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.” Nuk e mbaj mend Programin e OMLK-së (së dytë), që, siç (dez)informon edhe Xhaviti, e ka udhëheq Xhabir Morina. Mund që edhe e ka themelua. E kam lut me shkrim Xhabirin të më informon, kush, kur, ku, e ka themelua atë OMLK, – meqë siç pata informuar, OMLK-në autentike të viteve 1979 – janar 1982, e ka pas udhëheq Mehmet Hajrizi dhe sipas tij, ajo është zhbë më 17 janar 1982, duke u “shkri” në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, – por nuk më ka informuar. Jam tepër i bindur, se asnjë organizatë klandestine, “enveriste” e “popullore”, nga prilli 1982 deri në qershor 1999, nuk ka pas përcaktim programor bashkimin e Kosovës më Shqipërinë, por vetëm realizimin e Republikës së Kosovës në kuadër të RSFJ-së, deri në vitin 1990, dhe çlirimin e Republikës së Kosovës nga viti 1990 deri në qershor 1999, kur LPK-ja e ka përmbyll ekzistimin e saj.

Nuk është i sakt që asnjëri nuk ka lexua literaturë marksiste dhe marksiste-leniniste. Xhaviti është nis nga vetja e tij. Përndryshe, Hajdin Abazi, ta zëmë, reflektonte shumë informim e ngritje ideologjike, si rezultat i studimit të asaj literature. Pra, shumica e kishin bindje dhe ideal marksizëm-leninizmin e tipit enverist, por nuk e kishte edhe Xhaviti.

Falënderoj Xhavitin për rrëfimin e njësojshëm, siç më ka rrëfye edhe mua gjatë rrugtimeve të gjata që kemi bërë me auto të tij, duke vozitë ai, për frekuntim të Amasadës Shqiptare në Beograd në vitet e 1970-ta. E dëgjoi për herë të parë se ka frekuntuar edhe Konsullatën e Shqipërisë në Stamboll. Ndërsa sqarimi, pse nuk ka shkua në Ambasadë Shqiptare në Paris, sepse nuk e ka ditë ku gjendet, por ka frekuentuar librarinë që ka shit literaturë të Shqipërisë, është paksa defektoz, meqë më zor ka qenë me e gjet atë librari, për të cilën kanë ditë vetëm pak francezë, se sa të pyeste ku gjendej Ambasada e Shqipërisë.

As atëherë as tani nuk ka sqaruar, si ka qenë e mundur ta frekuentonte Ambasadën e Shqipërisë në Beograd në vitet e 1970-ta e të mos e thirr, të paktën në “bisedë informative”, asnjë shërbim jugosllav!

Për neutralitetin e diplomatëve të Shqipërisë, pos atyre këshillave që i prezantoi, edhe mua më ka rastis pothuajse e njëjta përvojë me diplomatë të Shqipërisë nga viti 1979 deri në prill 1982, në ambasadat në Vjenë, Berlin Lindor, Paris, Stokholm.

XHAVIT HALITI (nga minuta 43):

Kur kam shkue unë atje, nuk i kam njohur pothuajse fare personalisht. Emna kam dit. Emna që janë përmend nepër gazeta, në procese gjyqësore. Personalisht asnjënin s’e kam njoft. Besimi i imi ndaj tyre dhe i atyre ndaj mej ka qenë programi, të qenurit të organizuar, statuti i organizatës që na ka garntu secilin me vepru. Tani nes ti ke desht me vepru, ke mujt. Nëse s’ke desht, askush s’ka mujt me t’detyru.

Ka qenë përiudhë shumë e keq kur kam shku unë, sepse n’atë kohë ka pas ni përçamje t’madhe n’Lëvizje. Niherë kenë dal dy “zëra t’kosovës”. “Zëri i madh” që i thojshin, i Suedisë dhe ni “Zëri” që botohej n’Zvicër (në fakt shtypej në shtypshkronjën DRUCKLADEN të ca studentëve gjermanë në Bochum të Gjermanisë, format reviste A4). N’momentin kur shkova unë, fillun të dalin dy “zëra” tjerë. Zëri me adresë, zëri pa adresë. (…)
Këto probleme i gjeta unë atje. Unë nuk isha i implikum n’kurgja. Unë kisha lexu letra që na ka dërgua Dega prej anej. Ato përmanin infomata për ndodhitë dhe njerëzit. N’bazë letrave t’tyne unë i kam njoft përafërsisht, sepse letrat i kanë shkru njerëzit që kanë qenë t’caktum për atë punë. Nuk ka mujt dikush tjetër me penetru dhe me qu informacion te ne. (…)

Lëvizja ka pas udhëheqje, ka pas kryetar, ka pas sekretar, ka pas sektor. Menoj që ka qenë ner organizatat ma demokratike, t’munshme, ka qenë LPK-ja. Pse po e them ketë. Unë nuk po them që ka pas fuqi kushediçfare me ndiku, edhe pse ndikimi i saj deri sa u formua alternativa n’Kosovë, deri u zhbë LKJ-ja dhe u formuan partitë e reja, edhe LDK-ja edhe sa parti n’Kosovë, LPK-ja ka qenë orientuesja kryesore e gjitha lëvizjeve, edhe n’Kosovë edhe n’diasporë.
Përçamjet ishin edhe njerëzore, edhee nashta dëshira për t’qenë i pari. Por unë mendoj, përçamjet ma t’mdha shqiptarëve ua kanë ba historikisht shërbimet sekrete të Jugosllavisë. (…)
Ato kanë qenë të specializueme. Edhe sot me nigju, flitet, ky ashtë shpiun, ai ashtë shpiun. Ka dallu shumë qyteti prej qyteti, ku ka pas shtrimje.
Kur kam shku unë kam shku pa funksion. S’ma kanë dhanë funksionin qi e kam pas ktu. Ashtë dashtë me kalu ni trampolinë. Atje m’caktun kryetar t’nifar shoqate që e themelum. Quhej “luftarët e lirisë”. Shoqatë kulturore për koncerte, tubime. Kemi pas ni grup grash, vajzash, kangtarë, si djalin e Dervish Shaqes, Shpenin, që shkonim nepër rreth t’ndryshme, manim tubime, i shpallnim si koncerte. Po në këto koncerte edhe majshim ka ni fjalim, edhe ndoni peticion që donim m’ia drejtu institucioneve n’Jugosllavi e ku ta di une. Edhe n’OKB, kur qonim peticione.
Kështu kamufloheshim, jo për me u fsheh ne, por për t’i josh njerëzit me ardh gjoja në koncerte.
Kemi pas ni organ që quhej “Zëri i Kosovës”.
Thash, janë tre “zëra t’Kosovës” që kanë dalë dhe janë protagonistët të cilët janë përça mes veti. Dy-tre “zëra” që janë dalë në Suedi me dy-tre që janë dal n’Zvicër, janë sha shumë mes vete, publikisht. Mu nuk m’ka pëlqy, sepse ti mune mos me u pajtu me mu, por jemi kanë pak, nuk jemi kanë shumë qi me pas përplasje t’tilla.

Sidoqoftë, edhe sa kam qenë këtu, e kam nuhat, n’bazë t’letrave qi na i dërgonte organizata, emërtoheshin njerëzit e caktum, t’lidhun me Moskën, t’lidhun me UDB-në. (…)
Atje ndodhnin. Ec e dije a ashtë ashtu a nuk ashtë. Unë besoj, lufta e mrenshme, përçamjet, edhe sot, janë kanë t’organizueme prej Beogradit.
Tani munet dikush me thanë, kjo ashtë fobi, por sa ma shumë po lexoj se çka ka ndodh, sa ma shumë po nigjoj njerëz qi janë marr me ne, qoftë në Kroaci, qoftë në emisione që përgatiten ekstra (…)
Ne flasim për UDB-në. Jugosllavia i ka pas 12 shërbime të fshehta. Shërbimi kryesor ka qenë i ushtrisë, i quajtur KOS. Ka pas shërbim pranë shtabit t’përgjithshëm që ka hetuar veprimtarinë jashtë Jugosllavisë, siç e ka pas edhe një shërbim të jashtëm pranë ministrisë s’jashtme.
Ne s’i kemi dit ato.

IBRAHIM KELMENDI:

Mjegullim goxha i dëndur, që ngjanë me luftën speciale, diversive, të atyre shërbimeve.
Nga viti 1978 deri në tetor 1981, emigracioni politik, “enverist”, “popullor”, “marksist-leninist”., ka zhvillua veprimtari të përbashkët propaganduese, i ka bërë bashkarisht protestat, demonstratat, tubimet, etj. Në tetor 1981 ndodhi krisja e parë mes Sabri Novosellës dhe Kadri Zekës, në takimin që kanë pas në Turqi, për të vendos bashkimin e tre organizatave të deri atëhershme. Por, është tejkaluar gjatë janari 1982 dhe më 17 Janar 1982 jemi bashkuar në Lëvizje për Republikën e Kosovës. Në mbrëmjen e asaj dite na janë vra udhëheqësit Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, dhe Bardhosh Gërvalla që ishte në shërbim të tyre. Pos goditjes fizike na është penetrua edhe diverzioni organizativ, fillimisht përmes Sabri Novosellës dhe Avdullah Prapashticës, të cilët simuluan formimin e LRSHJ-së, gjegjësisht LRSSHJ-së, më 17 shkurt 1982, në Turqi. Më 9 maj 1982, “në emër të OMLK-së” (inkezistente), Xhafer Shatri iu bashkua atij “bashimi”. Pas ca javësh u simulua grindje e stisur mes Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, duke problematizuar emrin e organizatës. Në verë 1983 Avdullah Prapashtica, me tre bashkëveprimtarë të ngusht (Faton Klinaku, Osman Osmani, Nuhi Sylejmani), janë dëbuar nga Lëvizja.

Në vjeshtë 1983 plas grindja e stisur mes Sabri Novosellës dhe Xhafër Durmishit. Në mars 1984 Sabri Novosella me katër-pesë vartës (Xhafer Durmishi, Haxhi Berisha, Milaim Zeka, Xhevat Ramabaja, Hafiz Gagica), vetëlargohen nga Lëvizja, për shkak të krimit që patën manifestuar në tubimin e madh në Dyseldorf.

Kur është “arratis” Xhaviti, nuk kishte botim të “zërit të Kosovës” në Sudi, meqë për disa muaj ata e kishin pushuar veprimtarin.

Në vitin 1986 nga Lëvizja u larguan edhe Hasan Mala, Saime Jusufi, Fahridin Tafallari, Mujë Shuradhani dhe dy-tre bashkëveprimtarë të tyre. Mund që shkaku kryesor ka qënë këshilla që kosvari Ajet Haxhia, oficer madhor i Sigurimit në Shqipëri, ia ka dhanë Faridin Tafallarit, kur ishte turist në Shqipëri. Ajo këshillë skandaloze mund të përmblidhet në fjalinë: “Në demonstrata në Perëndim duhet të përdorni flamurin jugosllav dhe fotografinë e Titos, për të dëshmuar se po kërkoni të drejta në kuadër të Jugoasllavisë.”

Pothuajse njëkohësisht është vetëlarguar edhe Xhafer Shatri, meqë i përkiste “krahut” të Hasan Malës.

Ja, zmadhimi pompoz i përçamjeve, që i rrëfeu Xhavit Haliti, mund të përmbledhen në skartimin e tre gupimeve, me gjithsej rreth 25 veprimtarë. Dhe pas ca muajve, pasi nuk kishin kapacitete, u heshten, duke bubulluar me nga dy-tre numrat të “zërit në Suedi” dhe “zërit me adresë”, siç u thoshim atëherë.

Sigurisht që na kanë penguar, edhe pse ishin pak veta, sepse si idealistë, pa përvojë politike e organizative, i vuanim emocionalisht si përçamje dramatike.

Vetëm në korrik 1987, ia dolëm të mbanin Mbledhje e Parë të përgjithshme. Për herë të parë ai Kuvend miratoi Program e Statut dhe modifikoi emërtimin: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovë (LPRK). Përherë të parë ai Kuvend, me votim të fshehtë, zgjodhi Këshill të Përgjithshëm dhe Kryesi: Kryetar Fazli Veliu, nënkryetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, përgjegjës fianciar Gafurr Elshani, anëtarë kryesie Avni Dehari, Ernest Jurstver, Xhavit Haliti, Rexhep Halimi, etj. Këshilli i Përgjithshëm kishte 21 anëtarë. Kryeredaktor i “Zërit të Kosovës” u zgjodh Mustafë Xhemajli.
Aty e tutje nuk kemi pas më përçarje, deri në vitin 1997, as të mëdha, as të vogla!

Në totor 1991 LPRK mbajti Kuvendin e Tretë në Ujmir të Klinës. Aty që vendos përshtatja e emrit: Lëvizja Popullore e Kosovës. Qe vendos edhe formimi i krahut luftarak të LPK-së. Por, të zgjedhurit nga ai Kuvend, kryetari Gani Syla, anëtarët e kryesisë Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni dhe ca tifozë të tyre, dezertuan, për hir të joshjes nga LDK. Fatkeqësisht ai dezertim ishte komplot i rënd, goditës, për LPK-në në Kosovë. Prandaj Dega e LPK-së në emigracion, sipas kompetencave statutore, ndërmori organizimin e Mbledhjes konsultative, e cila u mbajt në Kollare të Kërçovës, në prill 1993. Pjesëmarrës: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Adnan Asllani, Azem Syla, Adem Grabovci,  Beajdin Allaçi, Bexhet Luzha, Bilall Sherifi, Fadil Bajrami, Fatmir Brajshori, Gafurr Elshani, Hashim Thaçi, Halil Selimi, Hidajete Krasniqi, Hysen Gega, Ilaz Kadolli, Musa Demiri, Ramadan Avdiu, Ramadan Pllana, Xhavit Haziri, etj.

Ajo Mbledhje konsultative pat zgjedh Grupin e Organizimit të Mbledhjes së IV-të të Përgjithshme, i përbërë nga Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Bilall Sherifi. Në fakt, duhet të jetë zgjedh Behadin Allaqi, në vend të Hashim Thaçit, por Hashimi duhet ta ketë komplotuar Behadinin. (?).

Më 26-27 korrik 1993, në Kodër e Trimave, Prishtinë, është mbajt Mbledhja e IV-të e Përgjithshme e LPK-së. Kanë marrë pjesë: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari (delegatë të Degësë së LPK-së jashtë vendit), e të tjerë drejtues dhe delegatë nga terreni. Në mbledhje bëhen ndryshime programore e statutare. Në Program tekstualisht aprovohet si mjet i arritjes së qëllimit lufta e armatosur për çlirimin e Kosovës (viset shqiptare në ish-Jugosllavi). Aprovohet rezoluta sipas të cilës lufta e armatosur duhej të ishte prioritet i veprimeve të LPK-së.

XHAVIT HALITI (nga minuta 70-të):

Në vitin 1986 është vendos për formim të krahut luftarak. Qysh atëherë ka pas aksione sulmuese. Dihen njerëzit që i ka bërë. Në gjitha mbledhjet, brenda dhe jashtë, LPK ka mbështet organizimi ushtarak. Fuqi për me formua ushtri ka shkuar gradualisht, sepse duhet me pas lekë shumë, njerëz. Asnjëherë nuk kanë thënë jo.

Për Ushtrinë Çlrimtare t’Kosovës askush nuk ka dëgjuar para datës 17 nëntor 1994. Ka pas grupe guerile, individ, që kanë bërë aksione. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Përse kjo përzirje, që i ngjanë sallatës ruse?! Për t’ia rrit ekstra vlerën datës 17 nëntor 1994, meqë paskësh qenë kryeprotagonist në atë mbledhje të Kryesisë.
Provava të sqaroj më herët, Organ më i lartë politik e organizativ, në mes të dy kuvendeve (mbledhjeve të përgjithshme), ka qenë Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizje, nuk ka qenë Kryesia. Këshilli i Përgjithshëm i kishte formuar në dhetor 1993 SRV dhe Fondin “Vendlindja thërret”, dhe e kishte ngarkuar Kryesinë të angazhohej në ndihmim të formit të ushtrisë në Kosovë.

Por,nëse do kishte prioritet përmbajtja dhe jo forma, do duhej të analizonim angazhimet, sidomos të Xhavitit dhe Azem Sylës, nga dhjetori 1993, deri më 17 nëntor 1994. Do të delte që këta dy kanë janë angazhuar vetëm të sabotojnë, komplotojnë e kapin UÇK-në në formim.

Konstatimi i Xhavitit “për Ushtrinë Çlrimtare t’Kosovës askush nuk ka dëgjuar para datës 17 nëntor 1994”, mund të keqkuptohet sikur ajo nuk ekzistonet para kësaj date. Por atëherë, pse e njëjta Kryesi, në të njëjtën mbledhje, ka vendos për bulikimin e komunikatave, duke filluar nga nrumri 10?! Sepse aksionet guerile që janë kryer gjatë atyre dhjetë muajve pararëndës Ushtria i kishte kryer, por jo pjesa që e kishin kap Xhaviti dhe Azemi!

XHAVIT HALITI (nga minuta 74):

Unë jam autori i emnimin të UÇK-së. Unë kam propozu. Kryesia e LPK-së e ka miratu. Ka pas kundërpropozim të emnohet njësiti gueril Rexhep Mala-Nuhi Berisha. Është miratu UÇK. Është kry ajo punë. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Aferim! Por meqë Xhaviti ka spekuluar për propozim tjetërfare në atë mbledhje të Kryesisë, do të preferoja të publikohej procesverbali, apo të rrëfen edhe ndonjë pjesëmarrës tjetër, si Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani.

XHAVIT HALITI (nga minuta 76):

Embelma e UÇK-së? Kemi shku unë e Gafurr Elshani në Shqipëri. I kemi takuar disa njerëz me men. Unë dhe Gafurri kemi vlerësu që mund t’na jepin ide të mira. Shumica jonë s’kemi pas as ushtrinë e kryme. Këta që po u themi profesionista, i kanë kry n’Jugosllavi akademitë.

Është tjetër kapitull ai.

Na ka flejt n’men fjala e Fatri Sinanit. Është ni njeri që nuk di çka s’dinë. Është shumë i meqem. Unë e vlerësoj shumë. Ka qenë ni ner politologët dhe juristët më të mirë në Shqipëri. Tha: “Ju bëni si t’ua do shpirti juaj. Ajo që ju flen n’zemër më se shumti, bëne. Unë kam met n’Shipni. E kanë ba Gafurri me Adnan Asllanin, ni shok i joni në Zvicër atëherë. Ka qenë n’kryesi të LPK-së këtu dikur. E kanë dizajnu n’kompjuter. Dhe ka dalë e mirë. Nuk e di adnani a ka qenë dizajner, por ka operu mirë me kopjuter. Kam qenë n’Shipni kur m’kanë ardh simbolet e para t’UÇK-së. Po besoj, simboli i parë ka shku n’Vashington me e pa. (…)

UÇK-ja nuk ka pas simbole deri 98-tën. (…)

E kanë dërgu n’Vashington. Nuk po hy ma fell. U kam dhanë, se mos kanë naj vërejtje.

IBRAHIM KELMENDI:
Xhaviti, nga kompleksi që nuk ka qenë autor i Emblemës, broçkullis gjepura të karrabythta.
Sqarimet konkrete për Emblemën e kanë bërë, më shumë se njëherë, Gafurr Elshani dhe Adnan Asllani.

XHAVIT HALITI (nga minuta 79):

[paksa me stil xhavitçe] Puna kryesore që jam ruj n’raporte me ata që kryesisht kam pas kontakte gjatë dy vjetëve të fundit, jo përpara, gjatë 98-të dhe 99-tës, ka qenë që t’mos gabojmë, edhe t’marrim mendim permanente, çka po menojnë për ketë çështje dhe çështje të tjera. Edhe për ketë, edhe për mjekrrat, disa gjana të cilat ne i kemi ndalu. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Xhaviti përpiqet të na e shkërdhen intelegjencën, që t’i besojmë se shërbimet inteligjente, si ato të USA-ve, Anglisë, Gjermanisë, etj., qenkëshin var nga komunikimet që kanë pas me këtë supermen!

Unë kam rrëfye për një rast konkret, që është me përmbyll me lutjen që ia kam bërë Fatos Klosit, të angazhonte shërbimin për ta dëbuar nga Shqipëria në bazë xhihadiste në Tiranë. Jam kureshtar, të infomon rast konkret Xhaviti, cilin grup xhihadist, të cilit shtet e ka penguar.

XHAVIT HALITI (nga minuta 80):

Kemi pas ni përpjekje, ni dyndje t’madhe t’organizatave xhihadiste. Dhe ne si kemi lanë me hy, su kemi kriju mundësi me hy. Kjo ishte e para.
E dyta, ne s’kemi pranu kurrë asni cent, edhe pse ka pas oferta. Nga asni organizatë që mund t’ketë qenë e implikume diku n’veprime terroriste. Nuk e kemi marrë asni armë pre kurkuj. Gjithëçka ka kalu nepër filtra. Ka pas ndonjë ndërhyrje, por pa rëndësi, sepse njerëzit tonë janë t’atillë, që ka thënë se ashtë i UÇK-së, e nuk e ka dit ke ka pas komandant.

IBRAHIM KELMENDI:
Shpresoj, në memoare të tij apo në ndonjë variant tjetërfare, do na informon konkretisht për angazhime përkatëse, sepse kështu po ngjanë në trille spekuluese.

XHAVIT HALITI (nga minuta 82):

Lufta guerile ka fillu qysh 87-tën n’Kosovë. Ka pas grupe t’vogla, t’pa organizueme. Ka pas grupe t’LPK-së që kanë kry. Ka pas edhe grupe tjera që kanë kry veprime. Gradualisht këto janë bashku, mes lidhjeve.
Na me pas ditë që i ndodh Adem Jasharit diçka e tillë, po besoj, na s’ashtë dashtë me e lanë Ademin n’shpi. Kërkush se ka ditë! Kush ka mujt me ditë? Kjo e para.
E dyta, unë po i ndigjoj, pse e kanë lanë vetëm?!
Adem Jashari as neve s’kemi pas kazerma. As, po besoj, Adem Jashari, s’ka pas nevojë m’i marrë dikuj leje për me shku n’shpi, qysh s’kanë pas nevojë as tjerët. Puna ashtë, sa ashtë vlerësuar siguria e Adem jasharit për t}qëndru atë natë apo dy netë, a ni natë, sa ka nejt n’shpi. Sa ashtë vlerësu, mas pari, prej shokëve t’vet që ka qenë me ta, që ka shku me ta n’aksione. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Sërish me spekulime, por kontradiktore. Më herët ka rrëfye se ka ka filluar në vitin 1986, tani në vitin 1987, por kësaj radhe, hiç më pak se “lufta guerile”!

Kësaj radhe e ka pa të arsyeshme të publikon edhe ca spekulime për Adem Jasharin. Fatkeqësisht!
Xhavit Haliti e di, si edhe anëtarët tjerë të Kryesisë, se në verë 1996 Kryesia më ka thirr në mbledhje të saj, të jap llogari, pse Nëndega e Lëvizjes në Gjermani u kishte dërgua ca ndihma modeste financiare “grupeve guerile” të Drenicës, Llapit/Gollakut dhe Dukagjinit. Dhe ishin pothuajse vetëm ato “grupe” që kishin bërë aksione guerile, dhe jo ata që i kishin kap Xhaviti dhe Azemi, duke simuluar Shtabin qendror, por në fakt, pa ushtarë! Në atë mbledhje, në grindje e sipër mes meje dhe Xhaviti, Xhaviti ka deklaruar se ato grupe ishin kaçakë, që nuk janë pjesë e UÇK-së, sepse nuk pranojnë subordinimin dhe diciplinë ushtarake. Ka broçkullis edhe kundër Adem Jasharit. Fatkeqësisht inçizimet e tilla që u bëheshin mbledhjeve, pos procesverbaleve, nuk po publikohen. Ka rrezik që do t’i zhduken, si shumë arkive të tjerë!

XHAVIT HALITI (nga minuta 84):

Me Ademk Jasharin jemi taku n’Shqipëri. Mas ushtrimeve Ademi ka qëndru bukur ni kohë t’gjatë n’Shipni. Ka pas ni përpjekje, si gjith tjerët që kanë qenë t’dekonspirum. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Për Xhavit Halitin dhe Azem Sylën Adem Jashari nuk ishte as ushtar i UÇK-së! Por, për shkak të famës legjendare, tani janë në zor, çfarë taktizimi kamuflues të shpërdorin.
Në mars 1998, pesë-gjatë ditë pas Epopesë në Prekaz, në Muzeun Kombëtar në Tiranë është organizu një tubim komomerativ. Më duke, organizues ishte UNIKOMB i Shqipërisë. Më paten lut t’u gjeja dike që do t’u fliste për atë Epope. Xhaviti as Azemi nuk pranuan, edhe pse i pata përgjëruar të merrni pjesë e të flisnin.

XHAVIT HALITI (nga minuta 85):

Kadrinë (Veselin) e kam njoft n’vitin 90, 91. Por s’kam pas raporte organizative me te. Ai ka qenë atëherë n’Shipni n’studime.

Hashimin (Thaçi) e kam njoft pas arrestimeve, 93-tën. Jemi taku për herë parë në Shqipëri, në ni lokal. Atëherë kam pas shku m’ju qu lekë mi majt këta djemtë qi ishin ik nga Kosova, m’iau pagu banesat, m’iau dhanë për ushqim. Kanë qenë ni grup bukur i madh. Të Ura e Tabakëve ka qenë ni lokal, n’Tiranë. Qatu jemi taku për herë t’parë. Pastaj jemi taku edhe n’mledhje, edhe kështu. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Kadri Veseli, sa mbaj mend, për herë të parë në Shqipëri ishte në vitin 1992, dhe jo në vitet 1990 apo 1991, siç hamedëson Xhaviti. Jam më shumë se i sigurt, Xhaviti nuk e ka kontaktuar fare Kadriun atëherë. Mund që vetëm e kanë infomuar, sepse ishte një si koordinues i informatave…

Po imitoj për një moment reklamimin glorifikues e fodull të Xhavitit, për të rrëfyer se Kadriun ma ka prezantuar Vëllai, Qerimi, meqë atë ishin kolegë studimeve në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë, dhe bashkëveprimtarë klandestin në kuadër të Lëvizjes, që kishte krijuar këshilla në fakultete. Atëherë unë kisha marrë me qera pothujase një kat të Hotelit “Arbëria” në Tiranë, për të sistemuar ata që arratiseshin nga Kosova apo që vinin për të marrë armë. Më kishte ndihmuar Arben Lika, Kryetar i Rinisë Demokratike, që ta paguaja me lekë, si vendorët, dhe jo me US $, si të huajt, duke simuluar se ishin mysafirë të Rinisë Demokratike. Aty e kemi sistemuar fillimisht edhe Kadriun dhe e kemi ndihmuar të rgjistrohej në Fakultet të Bujqësisë në Tiranë.
Xhavit Haliti atëherë bënte qejve ekstra në haremin e Hajdinë Sejdisë, ish narkodilerin e kartelit të drogës që e komandonte gruaja e Rrahman Morinës. Xhaviti ishte bërë shkuesi dhe agitpropi patriotik i Hajdinë Sejdisë, i cili në Shqipëri ishte ardh për komplote e kriminalitet të madh. Që do të thotë, Xhavitit atëherë nuk i interesonin fare as Kadriu, as Shaip Muja, as Qerim e Sali Kelmendi dhe veprimtarë të asaj katgorie. Bile, Xhaviti edhe na qe kundërvënë në organizim të mitingut në Tiranë, i pari i atij lloji për Kosovën, që u mbajt në mars 1992, me moton “Rinia e Shqpërisë për Kosovën”.
Këto i kisha përjetuar, e shumë si këto, prandaj Xhaviti përpiqet të më diskualifikon si rrenc, që rrëfimet e mija për kriminalitetin e tij të atëhershëm në Shqipëri, të mos besohen.

XHAVIT HALITI (nga minuta 86):

Hashimi ka qenë n’stuktura t’organizatës. Ska pas nevojë me dëpërtu. Hashimi ka marrë pjesë n’mledhje n’Kollare, që e pate përmend ti (i drejtohet intervistuesit Leonard Kerquki). (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Me keqardhje, por sërish duhet të kunddërshtoi këtë dezinfomim të Xhavitit. Që kur ka ndodhur të vinin në emigracion bashkëveprimtarë të Lëvizjes, bile edhe udhëheqës të saj, Kryesi dogmatike e byrokratike i urdhëronte të anëtarësoheshin në këshill popullor në qytet ku ata sistemoheshin si azil kërkues dhe të fillonin jetën organizative si emigrantët që anëtarësoheshin për herë të parë. Prandaj, edhe në rastin e Ramadan Avdiut, edhe të Hashimt dhe të tjrëve, kam bërë zhurmë që ata të kooptoheshin menjëherë në Këshill të Përgjithëm, sepse nuk ishte e dinjitetshme që ata të tjetërsoheshin në anëtar fillestar.

Për Konsultën në Kollare nuk thuhet gjithë e vërteta, përse duhet të jenë grindur mes tyre Behadin Allaqi e Hashsim Thaçi, dhe cili nga ata ka qenë i zgjedhur nga ajo Mbledhje për të qenë anëtar në Grupin e Oranizimit të Mbledhjes së Katërt të përgjithshme.

XHAVIT HALITI (nga minuta 93):

Brahimi, Brahimi…, nuk kam çka them për Brahimin. Por ai nuk dinë për UÇK-në. Vetëm çka ka marrë vesh masanej. Brahim nuk ka qenë pjesë e strukturës, e cila ka organizu UÇK-në.
Brahimi ashtë zgjedh n’kryesi në ni përudhë ku na jemi marrë veq me Kosovën. Është n’kryesi t’Degës jashtë vendit, diku n’korrik apo n’gusht 1998-tës. Nuk po them që s’ka qenë aktivist. Por detyra e tij s’ka qenë mu marrë me atë punë. Detyra e tij ka qenë, apo qi ia ka dhënë vetes, ka bë nifarë Fondi “Vendlindja thërret”, atje n’Gjermani. Ate e ka menaxhu, bashkë me Sabri Kiçmarin, Xhemajl Fetahin dhe Isa Elshanin. Ata kanë qenë kompetent për atë fond. Nuk e di qysh ka funksionu. Unë s’kam qenë jashtë atëherë. Duke qenë anëtar i kryesisë, normalisht që ka marrë vesh disa gjana. Duke pas Qerimin vëlla, ka marrë edhe ma shumë informata. Duke komuniku me komandantë zonash, herë pas here, n’atë kohë. Është përkujdes edhe për financim për nevoja të zonave, mes lidhjeve qi i ka pas. E ka taku edhe Zahir Pajazitin n’kohën kur ashtë plagos Qerimi qi e kanë sjell në Shqipëri. Meqense Qerimi nuk jeton më dhe ata kanë akuzu që nuk ashtë intersu askush për te, për herë t’parë po e them, se kur ashtë plagos Qerimi, mu m’ka thirr Sokol Bashota dhe ka kërku prej meje mu kujdes që Qerimi mu sheru n’Shipni. M’ka thënë, ti s’ashtë mirë me taku, por gjeje dike që e takon. Unë nuk e kam dit qi vjen me Zahirin. Unë kam caktu Shaip Mujen. Shaipi e ka qu n’spital. E Ka trajtu Qerimin. Kaq o kanë ajo punë. Ato plagë s’kanë qenë t’mdha, deri sa ka mujt me ardh. Po nuk ashtë e vërtet që s’ashtë intersu kurkush mi ndihmu Qerimit mu shëru n’Shqipni dhe që ka pas nevojë dikush me ardh, jashtë sistemit onë, me ndihmu.
Ai (Brahimi) ka drejtë mu revoltu. I jap t’drejt për shumë çështje, por nuk ka t’drejt me rrejt, me rrejt nuk duhet (minuta 94). (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Këto rrëfime të radhës të Xhavitit i komentova qysh në fillim, dhe nuk po ndalem më gjatë. Ndoshta është rendi dhe vendi ta falënderoj për ca informim paksa ironike, tazëmë ato për Fondin “Vendlindja thërret”, duke harruar çfarë statusi kishte ai Fond dhe anëtarësimin tim në Këshillin Qëndror të Fondit. Ka nderu veten që ka pranua se Fondi në Gjermani është marrë me financim edhe të zonave operative të UÇK-së në Kosovë. Ky lloj angazhimi ynë ishte përpjekje për të kompensuar sabotimet, komplotët e plaçkitjet e mjeteve financiare të UÇK-së, nga i ashtuquajturi “shtab i rognerit”, që e komandonte Xhaviti.

XHAVIT HALITI (nga minuta 94):

Unë jam marrë me gjithçka, gati atje. Jam marrë me zgjedhjen e problemit të Kosovës, diplomacinë e UÇK-së, në përgjithësi, sepse kam qenë i vetmi njeri që ka kontaktu, e ka marrë dhe dhënë lidhjet këtu, qi i ka organizu takimet edhe me shtetet mike, qi po thoni ju (i drejtohet intervistuesit Kerquki, duke shfaq zgërdhirje të llamarinët), edhe raportet me shtetin shqiptar, jam vetëm unë. Kurkush tjetër nuk është.

IBRAHIM KELMENDI:
Po, edhe unë mendoj që Xhaviti është marrë me gjithëçka. Por e tepron me vetëlavdërime që vetëm ai kishte kontakte me shtete mike. Edhe në raport me Shtetin shqiptar, ka mund të na imponohet vetëm në kohën sundimit të Sali Berishës, meqë ishte “aleat” i strukturave të tij kriminale, por edhe në kohën e siamezit të Sali Berishës, kryeministrit kuisling Fatos Nano, i cili qe imponuar kryeministër më 29 qershor 1997, deri në shtator 1998 (kur u arratis në Makedoni, pas sulmit taleban të Kryeministrisë, duke shpërdoruar vrasjen e Azem Hajdarit). Këto perudha i shpërdoroi maksimalisht Xhaviti, për të na sabotuar e komplotuar goxha me pasoja të mëdha.

XHAVIT HALITI (nga minuta 95):

Asgjë nuk funksionon n’qoftse kryeministri i vendit nuk t’mshtet. E para. E dyta, ne kemi pas lidhje edhe më herët, kemi pas lidhje gjithëmonë, po jo t’strukturume. Ke pas dy oficerë diku që kanë mujt me nimu n’variantin e vet, me t’i msu dy vetë, me drejtu. Kjo munet me pas fusha t’caktume, por në angazhim, pa kryeministrin, pa shefin e shërbimeve t’fshehta, pa disa personalitet t’cilat mund t’i garantojnë lëvizjet e lira. Me ransi ka qenë shumë, me pas kalimin e lirë. N’Shqipëri dy rrugë kanë qenë. Tre policë me t’nal, ti ske mujt me udhtu n’veri. Ka qenë ni mekanizëm qi ka nimu. Po ndihma ma me madhja qi ashtë ba, ashtë ba në ndërtimin e raporteve me jasht, ndërtimin e raporteve me sisteme t’cilat kanë lëviz qeveritë perëndimore dhe qeveritë e shteteve t’NATOs për me hjek UÇK-në prej akuzës si organizatë terroriste.

M’kujtohet, se tashi njerëzit tonë nuk e dinë çka ka ndodh (…) Me i hap letrat, ndoshta edhee po vret, po merren toni, jo po rrenë, jo s’po rrenë, jo ashtu, jo kështu.

IBRAHIM KELMENDI:

Fatkeqësisht Xhaviti, bashkë me kryeministrin Nano, me Drejtorin e Policisë Sokol Bare, më vonë edhe me Fatos Klosin, shef i Shërbimit, ishin bandë e krimit të organizuar, që na i plaçkiste ndihmat financiare të UÇK-së, sepse, siç ia pata thënë, shkurt e shqip, edhe Presidentit Mejdani, në pritjen zyrtare të Kryesisë se Lëvizjes në gusht 1998, ne në Shqipëri secilin hap, armë e municion që lëviznim, detyroheshim t’i paguanim me deviza pjesëtarët e asaj banda të më lartëpërmendurve.

XHAVIT HALITI (nga minuta 97):
Flasim për Gilbartin. Gilbart ka qenë shef për Ballkanin, këtu. (…) Politika amerikane e ka cilësu (UÇK-në terroriste). Ai ka qenë qëndrimi i Departmentit të Shtetit. Dhe nuk ka amerikan, nuk ka përfaqësues të diplomacisë, nuk ka ambasador që guxon me thanë diçka kur s’ashtë. (…)

Gilbardi e ka thënë n’Prishtinë që për Amerikën UÇK-ja ashtë terroriste. Mas tetë dite, me autorizim timin, Gilbardin e ka takuar Bardhy Mahmuti, Ramadan Avdiu dhe Jashar Salihu, n’Gjenevë. Dhe a e dinë çka ka deklaru Gilabardi n’Gjenevë? Ka thanë unë e kam taku UÇK-në, dhe UÇK-ja nuk ashtë terroriste, UÇK-ja ashtë ni ushtri e popllit vet, që lufton për lirinë e vet. Dhe ai problemi pastaj, n’tcilin janë përzi strukturat politike, emnat t’veqantë, të cilët pas deklarimit të Gilbardit i kanë qu letër Ollbrajtit, m’sheft Rugovës, duke e akuzu Gilbardin si njeri përçarës, kanë kërku që me Gilbardin ne s’komunikojmë. Dhe nëse e keni lexu libri e Krist Hillit, e sqaron shumë mirë kur e ka thirr Ollbrajt dhe i ka thanë shko se ata nuk po donë me komuniku me shefin qi e ka caktu unë.

Po e thjeshtsoj këtë. Ashtë nji luftë e mrenshme, për mu edhe n’Amerikë, dhe lufta ka qenë mes Gilbardit dhe Holbrukut, për pozitën e amabasadorit të Shteteve t’Bashkume t’Amerikës n’OKB, ddhe këtu, kërkesa e këtyne pronarëve t’Amerikës, po i quaj n’thojza, t’cilt mendojnë edhe sot qi janë pronarë t’Amerikës prej Kosove, që ta nrrojnë, – letra ashtë e shkrume, kështu, me shkrim, edhe e firmosun n’emen tjetërkujt, tjetërkush e ka shkru, dhe firma e kujt ashtë aty, nuk e ka dit që ka shku letra. Nuk po du me dhanë emna. Ata kanë me kallxu ni ditë. Sepse nuk e di veq unë, e dinë ma shumë. (…) S’po du me fol. Ata e kanë ba letrën dhe për mu ka qenë skandali ma i madh i mundshëm. (…) N’atë letër ka pas vetëm refuzimi i Gilbardit n’Kosovë, me qenë se ka thanë, UÇK-ja nuk ashtë organizatë terroriste. Kanë dësht mi majt qato fjalë që (Gilbard) i ka thanë n’zyrë t’Adem Demaçit. Se me Ademin janë përplas. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
Këto janë broçkulla tepër pikante për të qenë unë në gjendje t’i komentoj. Që do të thotë, nuk kam informata konkrete, burimore.

XHAVIT HALITI (nga minuta 101):

Edhe me Hashimin dhe Kadriun e kemi bisedu, kush me qenë kryetar i delgacionit n’Rambuje. Për mu ata janë heroj. Edhe Kadriu, edhe Hashimi. Tjerët le t’flasin çka t’dojnë.

Ka qenë ni situatë qi për neve nuk ka qenë e leht. E ke pas deklaratën e Sali Berishës kundër Rambujesë. Ke pas deklaratat e disa komandantëve n’Kosovë kundër Rambujesë. Ke pas dekaratën e Adem Demaçit kundër Rambujesë. Ke pas ni lëvizje të tërë që nuk duhet të mbahet Rambujeja. Dhe ke pas ni marrëveshje n’mes Zotit Rugova dhe qeverisë, kryeministrit të Serbisë n’Prishtinë për krijimin e qeverisë së përbashkët n’Kosovë. (…) Marrëveshje e firmosun. S’ka komunikatë aty. Ajo ka qenë marrëveshje.

Jam taku edhe me italianë, edhe me amerikanë, edhe me anglezë, edhe me gjermanë, edhe me francezë, në Tiranë. Dhe qëndrim t’luhatshëm ka pas veq ni shtet që përpiqej me ma mush menen, njëri mbante qëndrim europian dhe tjetri thoshte ashtë tradhti nëse shkoni në një konferncë ku keni me dalë t’humbun. Shteti shqiptar, zyrtarisht, n’veqanti presidenti, me t’cilin kishim kontakte permanente, ministri i jashtëm Milo, Fatos Klosi që majke pjesën e vet të kontakteve me t’gjitha shërbimet simotra qi ishin në Tiranë, s’bajshin presion, por insistojshin me marrë pjesë me shku n’Rambuje.

M’ka thirr atëherë ambasadori i Italisë, – ka qenë dekan i ambasdorëve në Tiranë, si më i moshuari që ishte, – na ka thirr n’darkë. Nuk kisha pa ashtu, e rujshin me mitraloza. Tha, jam i interesum me ditë, pse nuk doni me marrë pjesë ni konferencë ndërkombëtare qi do mbahet për ju. Nuk ishte përcaktuar akoma (vendi). Diskutohej Vjena, diskutohej Parisi, diskutohej Amerika, Vashingtoni. Unë i thash, Zoti ambasador, nëse ju i keni lexuar komunikatat e UÇK-së, dhe nëse ju keni raporte të shërbimeve tuaja, që veprojnë edhe këtu dhe nepër botë, edhe n’Kosovë, krkesa jonë permanente ndaj shteteve të NATOs që me pas ni komunikim edhe me majt ni konferncë ndërkomtare, edhe me hy NATO n’Kosovë me na mbrojt.

Unë nuk e kuptoj, nuk e di a u gzu, a i erdh keq që ishte i informum gabimisht, kurr se kam marrë vesh, por ka kërku falje, ka dalë ni dhomë tjetër dhe ka bë telefon. M’ka thanë t’lutëm, m’em fal, sonte s’mujmë me hangër darkë bashkë. I thash s’ka problem. Përfundoi takimi.

N’Tiranë ka qenë Kadria dhe Hashimi. Na ka thirr ni diplomat i ni shteti t’madh dhe jemi taku në ni lokal që quhet Nana Mretneshë, n’Tiranë. E t’u bisedu, ka ardh fatos Klosi, na ka ndërpre takimin. Tha po na thrreth rexhep Mejdani. Duhet me shku. N’fakt unë i kisha taku edhe Mejdanin, edhe Klosin. Puna ishte me e bind Shtabin e Përgjithshëm qi duhet me marrë pjesë. Unë nuk e dija a do t’ketë refuzim. Kemi shku të Mejdani (bashkë me Kadrinë dhe Hashimin). Prej aty kemi shku të Paskam Milo. Ajo neja ma interesante ke te Milo. Ai ashtë i amel, kështu, i kanshëm në biseda. Na qiti me pi, pak me hangër diçka dhe e majti ni fjalë t’mirë, joshse. Na dha pak motiv. Na i tham, nuk kemi marrë vendim si Shtab i Përgjithshëm, mos me shku. Atëherë kemi bisedu me anëtarë tjerë t’Shtabit t’Përgjithshëm përmes telefonit satelitor. Edhe ashtë marrë vendimi për me marrë pjesë, ashtë marrë vendimi për me caktu delegacionin. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Nuk ma mbushin mendjen spekulimet e Xhaviti, pse e si qenkësh bërë Hashim kryetar delegacioni, meqë unë vazhdo të besoi se ai u imponua përmes urdhrit që ka dhënë DGSE-ja franceze, shefi i së cilës, drejtoria për Ballkan, ishte “shok” i hashimit dhe gjithë kohën kujdestaronte brenda në Konfencë, mos ndoshta marioneta e tij, hashimi, po devijonte për ndonjë milimetër urdhrat që i jepeshin.

Tjetra, Konfernca e Rambukjes u organizu si komplot për viktimizim “paqësor” të Kosovës, por fal kryesisht “meritave” të Millosheviqit, ajo prodhoi rezultat 180 shkallë ndryshe, nga ajo që kishin planifikuar bashkarisht Vashingtoni, Brukseli, Moska…

XHAVIT HALITI (nga minuta 108):

Kur kemi bisedu, unë kam thanë nuk kam nevojë me shku hiç. Për mu s’ka pas pikë ransie a shkoj unë, a shkon Thaçi. Për sot noshta ka ransi, por na, atëherë kemi qenë militantë, edhe politikanë, edhe militantë. Për mu, ku ka qenë Thaçi, jam kanë unë, ku kam qenë unë, ka qenë Thaçi. Poltikisht. Tjerat, gjithkush n’punë t’vet.
Hashimi tha, jo shko ti. Ideja ishte, tha shko veq ti. Kjo shko veq ti, është pak me spec. Hashimi ishte emnu drejtor i Drejtorisë politike. Me pas insistu krejt Shtabi i Përgjithshëm, m’em thanë shko ti, dhe t’mos shkon hashimi, apo t’mos jet Hashimi kryetar delegacioni, se kisha pranu. Pse? Sepse ne e publikum, ishte ni fakt, de fakto e de jure, Hashimi ishte Drejtor i drejtorisë politike. Dhe ai duhej me qenë. Mirëpo problemi ishte i dy delegacioneve tjera. Ishte delagacioni i LDK-së dhe delegacioni i LBD-së, edhe dy përfaqësues të shoqnisë civile. Ata u nisen niherë me shku. Kur se lanë delagacionin e UÇK-së me shku, i kthynë prej aeroportit (në Prishtinë). I kthynë ato delegacione. Ata (serbët) thanë nuk garantojmë na për këta (të UÇK-së), deri sa u morën vesh me ta francezë, amerikanë, pastaj kanë udhtu me aeroplan (të gjithë), prej Prishtine n’Paris, n’Orli.

Ne si delagacion kemi qenë gjashtë vetë; unë, Hashimi, Ramë Buja, Jakup Krasni, Azem Syla. Kadria s’ka qenë antar i delegacionit. Kadrinë e kemi shkru për konsultime. Kadria ka qenë tip interesant. Nuk ka pas kurr pretendime me u duk. E kemi fut për me bisedu tana herët me te, t’regjistrum si këshilltar. N’fakt ka qenë i barabartë me neve aty. (…)

IBRAHIM KELMENDI:
No coment!

XHAVIT HALITI (nga minuta 114):

M’ka thirr n’telefon Fatos Klosi. E kish informu shefi i një shërbimi tepër t’rëndësishëm, që thuj Zekës let del prej atyhi (Kështjelle në Rambuje), në variantin e mundshëm, se po dojnë me e vra. (…) Konfernca ishte n’përfundim. Porosia ishte, del ma herët. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Do të na mungonte një segment “pikant” i Xhavitit, nëse nuk do të na e krijonte kënaqësinë argëtuese me këtë trill, i cili është më pikant se trillet e Bozhidar Spasiqit, sajuesit të “dosjeve” për Ali Ahmetin, ustain e luftës speciale kundër disidencës në emigracion anti-jugosllav”…

XHAVIT HALITI (nga minuta 119):

Unë nuk kam kurgja t’msheft. Noshta për interesa personale, nuk kam qenë i meqem. Noshta ashtë dashtë ma shumë m’ju përkushtu vetes. Noshta dhe familjes. Prapë them, jam shumë i lumtun, jam shumë krenar, me gjithëçka çka ndodh. Kurrë, asnjë veprimi, asni angazhimi, nuk i bie piçman. Apsolutisht, asni! Edhe kurrë, s’kam asni peng. Sepse unë dëgjoj, ka ksi kalemgjish që qesin fall për krime, për vrasje, uzurpime, ku di unë. Asni sen që e kam ba deri sot, nuk e kam t’pa dokumentum dhe asni sen nuk e kam qi m’rrinë gri n’qafë për t’cilin kam frikë që ma zbulon dikush. (…)

IBRAHIM KELMENDI:

Ka të fshehta, bile shumë!

XHAVIT HALITI (nga minuta 123): Unë kam pas, për shëmull, për Ahmet Krasniqin, për ketë Mërgimin (Ilir Konushevcin).
Tani, Ilir Konushevcin dihet nimilion përqind kush e ka vra, qysh ashtë vra. S’ka qenë atentat ai. Ka qenë pritë me plaçkitë. E kanë marrë kamionin ata. Dy shoferazt e kamiani janë dorëzu, jau kanë dhanë qelsat, ata janë shku me shkarku kamionin. Këta janë ardh ma vonë me kerr. E kanë vra njanin t’prits. Ata qi e kanë qu këta t’prits dej spital, kur ka vdek ai, këta janë kthy dhe normalisht janë hakmarr kundër këtyne, i kanë vra. I kanë vra vëllau, bashkë me qata shokë, kush kanë qenë ata. Emnat dihen. Veq ni emen po përpiqen me e mshef, qi ka qenë i prites. Ashtë e ndriqueme si drita e diellit. Unë kam ni kërkesë zyrtare qi e kam dorëzu n’prokurori t’shtetit që t’hetohem për ketë rast.

IBRAHIM KELMENNDI:

Dihet që banda vrastare e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës ishte e organizuar nga tropojani Besim Demiri. Por, pse asnjëherë nuk ia qetë goja Xhaviti për të informuar, se Besim Demiri ishte shoferi i shefit të Policisë në Bajram Curr.

Për bindjen time, nuk duhet të ketë qenë motivi kryesor plaçka, siç dezinformon Xhaviti.
Xhaviti ende nuk i tregon emrat e shoferëve të kamionit, as emrat e oficerëve të SHISH-it, që shoqëronin Ilirin dhe transportin. As nuk tregon, përse ata e kanë lënë Ilirin e plagosur vetëm me Hazir Malën, duke ua mundësua vrasësve t’i vrisnin në priten e dytë?
Xhaviti dhe Azemi, tashmë do të duhej të reflektonin, si e kanë luftuar e kërcënuar Ilirin deri kur u vra.
Ishte interesant momenti, kur morëm lajmin për vrasjen. Ishim në mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm, më 9 maj 1998, në qytetin Vyrcburg të Gjermanisë. Një javë më herët kishim mbajt Kuvendin e 6-të të Lëvizjes. Xhaviti në mengjesin e hershëm ishte ardh nga Tirana (më duket me Malev’i hungarez), dhe ishte shtri në karrika e po flinte, nga lodhja e pagjumësisë se asaj nate të kobshme.
Nuk i besoj që Xhavitit të ketë bërë kërkesë në prokurori të Shqipërisë për t’u hetuar. Ky është truk për të shty angazhimet e familjarëve, që tani të bëjnë padi në SPAK, duke i ofruar si prova të reja intervistat që ka dhënë Xhaviti në televizione, lidhur me këto vrasje.

XHAVIT HALITI (nga minuta 124):

Kam ni kërkesë që t’hetohem edhe për Ahmet Krasniqin. Edhe pse t’gjithë e dinë, ku jam kanë, çfarë raportsh kam pas me Ahmet Krasnitin (…)

Për me marrë informata për Mërgimin, kam shpënzu tridhetë mijë marka.

IBRAHIM KELMENDI:

No coment!

XHAVIT HALITI (nga minuta 128):

Çka dinë ajo (Donika Gërvalla). Nuk ka lidhje që ashtë ministre e jashtme. Ku dinë ajo a ka pas FARK. Ajo ka qenë të zyra e LDK-së n’Shtutgart, s’ka qenë zëdhënse e qeverisë. Gja sdinë ajo. Asisen s’dinë. Për mu s’ka pas (FARK). Ka pas tri grupe oficerash t’Jugosllavisë. Oficera që janë betu dhe kanë kry akademi ushtarake n’Jugosllavi. Lufta, shpërbëmja e Jugosllavisë, i ka qit jashtë sistemit. Këta, ni pjesë kanë qenë me Ramush Tahirin, n’fillim. Ni pjesë janë kanë me Nikë Gjeloshin. Ni pjesë janë kanë me Ahmet Krasniqin. Dhe kanë qenë ni grup, jo i madh, me Tahir Zemën. Edhe Agim mehmeti paska qenë. Unë kam pas takime t’rregullta me Agim Mehmetin, me Nik Gjeloshin, Me Zeqë Mulukën. Edhe me Ramushin, që thash n’fillim, që kanë qenë njëni ministër e mrenshëm, tjetri i mrojtjes. Mas ni kohe Bukoshi me Nikën janë përplas mes vete. I kanë da njerëzit. Këto janë probleme që do t’duhej me i analizu. Unë kisha propozu me e thirr Zeqë Mulukën n’emision. Zeqa ashtë n’Cyrih. Edhe vjen, me e thirr. Ka marrë pjesë gjikun. Ka shku edhe n’takim me Rugovën, kur ka shku me kërku me mshtet qat grupin e oficerëve dhe ministrin e mbrotjes.
Ahmeti, ni kohë t’gjatë, – se unë e kam taku Ahmetin, unë kam nejt me Ahmetin, – ai ka kërku, ku u përmend FARKu. Ne kemi bisedu n’Osllo për t’i kriju Forcat e Armatosuna t’Kosovës. Me shkurtesën FARK. Unë, Ahmet Krasniqi, Adem Demaçi, Fatmir Zymeri ka qenë n’takim. Edhe Sahban Muja ka qenë.

Ashtë narku baca Adem me fol me shefin që ka qenë i Mrojtjes territoriale n’Kosovë. Ai nuk ka pranu, sipas bacit Adem.

Kemi vazhdu bisemet pothuejse ditore, kur Ahmeti ashtë ardh në Shqipni. N’Rogner na kemi pi kafe. Po n’Rogner ashtë vendos Ahmet Krasniqi. (…)
N’Rogner kemi pi kafe tanë, por na skemi flejt n’Rogner, na s’kem pas zyra n’Rogner. As ata s’kanë pas n’Rogner zyra. Ata e kan pas Hotel “Minirin” qndër t’tyne, kanë pas zyra n’laprakë. Ata kanë qenë ma shumë t’zyrtarizum. Ni i kemi pas zyrat aty afër Bllokut, ni banesë, të cilën e kem pas ble n’atë kohë dhe qajo ka qenë zyra jonë. Edhe banesat që i kemi pas konspirative nepër Tiranë. Nuk kemi flejt asnjëherë ni ven, se me pas fjet ni ven, nuk ishim ni pjesë e madhe.
Eek Ahmeti. Edhe ata t’shtetit janë munu me na bashku.Ameti ka pas problem me kryeministrin dhe qeverinë, se nuk e emnojshin ministër. Dhe pa e emnu si ministër ai kish problem.
T’vetmën përplasje që e kam pas me Ahmetin, kemi qeneë në Kukës. Jemi shku me taku gjeneralin Kudusi Lame. Tu u kthy, tu desht mu nis, m’tha a t’shojmë mei taku oficerët e ministrisë mbrojtjes. Kanë qenë krejt zhveshur, pa armatim pa kurgja hiq, përveq lekëve. Thash jo! I thash veturën ta jap, se ka qenë foristrada  (xhipi) ime. I thash ne s’kemi marrëveshje. Nuk muj me ardh, se atje unë duhet me nejt para tyne, ku e di çka bani ju aty. Kur t’bajmë marrëveshje, po, shkojmë, e dajmë detyrat.
kemi pas ni marrëdhënie tepër miqësore, tepër miqësore. Dhe m’et vërtetë, unë menoj, kushdo që e ka ba (vra), ashtë hi n’xhynah, me ni njer t’urtë. Po biografinë e tij deri sa ashtë ardh n’Tiranë, unë s’ia di. (Fund; gjithsej 136 minuta e gjatë).

IBRAHIM KELMENDI:

Fatmirësisht tentativa për ta komplotuar UÇK-në, përmas takimit e marrëveshjes në Osllo, dështoi, sepse UÇK ishte Kryengritje çlirimtare e Vëgjëlisë çlirimtare, nuk ishte ushtri në kuptimin taksativ të fajlës, ndaj të cilës mund të bënin puç kUmandantë të llojit Xhavit haliti, Azem Syla, hashim Thaçi, të përkrahur e të financuar edhe nga marionetat e kusilingët e llojit Bujar Bukoshi e Isa Mustafa.
Duhet me qenë inatçor e fodull me mohu ezistencën e FARK-ut.

Të tjerat rrëfime për këtë tematikë, janë vetëm pshtjellime, për të kënaq ca tifozë profiterë e mjeranë, që ende i kanë mbet Xhavitit.

Reklama