Mbrëmë Gjesti është përballur me një situatë të papritur.
Vëllai madh ka transmetuar një klip teksa Xheneta tregon se ende ka ndjenja për Gjestin mirëpo ndjehet e shfrytëzuar nga ai.
Pas përfundimit të spektaklit Gjesti është shprehur hapur se do t’i hakmerret produksionit porsa të dalë nga ajo shtëpi.
“Nuk dëshironi të keni mëshirë asnjëri për mua, dëshironi të më shkelni a, në rregull e vazhdojmë. Pikën e problemit nuk e kam. Jo more, kam parë gjëra më zi më të rënda se kaq. Si këtu si atje, njëjtë për juve lajmërimi. Atë punë nuk e kam lënë me kaq, pasi hyri edhe këtu. Nuk ndodh kjo gjë. Pse ma bëtë shumë me hile, të gjithë bashkë më keni futur pas shpinës. Hajt se mbreti ju tregon juve. Prapë mua nuk më intereson, nuk ma ndien. Prapë unë jam ky Besarti. Nuk dëshiron t’i shikosh ndjenjat pare famë, t’i shkelësh ndjenjat e të tjerëve. Të tregoj si është paraja e fama. Së pari duhet të jesh njeri. Famën sot e ke nesër se ke. Njerëzit mendojnë që, ju ka shkuar si kanë dashur. Do të flas shumë, çfarë kam parë e dëgjuar. Vetëm sa të dal, akoma kam mllef. Për të gjithë ata që më kanë bërë pas shpinës. Nuk kam dështuar, kurrë në jetë. Kur të dalësh jashtë, e sheh”.