Jeton Nimanit nga Banja e Pejës i vdiq gruaja shtatzënë një muaj më parë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Që nga ajo kohë, jeta e tij është vështirësuar në masë të madhe, pasi që po i duhet të kujdeset i vetëm për gjashtë fëmijët e tij, ku më i vogli është 2-vjeç e më e madhja vajza 10-vjeçe.
Krahas këtyre, mendja e tij qëndron edhe në QKUK, ku në një klinikë të kësaj qendre po merr tretman vajza e tij e sapolindur.
I gjendur në këtë situatë, Nimani ka një lutje për të gjithë vullnetmirët, që t’i ndihmojnë me çfarë të kenë mundësi, në mënyrë që kujdesi ndaj fëmijëve të lehtësohet.
Numri i tij kontaktues është: +38345989940