I ulur në gjunjë dhe me sy të lidhur, ‘sundimtarët’ e Afganistanit ekzekutojnë gjeneralin e ushtrisë

Situata në Afganistan është kthyer në makth me ardhjen e talebanëve në pushtet!

Edhe pse u zotuan se do të respektojnë lirinë dhe barazinë, ky ‘premtim’ nuk ka zgjatur!

Sundimtarët e rinj të Afganistanit kanë provuar sërish se pa dyshimin më të vogël ata janë gjakatarë e tiranë ashtu si edhe dy dekada më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se talebanët masakruan nëntë burra pasi morën nën kontroll provincën Ghazni, ndërsa dëshmitarët okularë tregonin detaje tronditëse të vrasjeve.

Gjashtë prej tyre u qëlluan ndërsa tre të tjerë u torturuan për vdekje, ndërsa një gjeneral që qëndroi kundër tyre u ekzekutua me gjakftohtësi nga talebanët.

Pamje tronditëse qarkullojnë në media, ndërsa shfaqet gjenerali Haji Mullah Achakzai, i gjunjëzuar dhe me sy të lidhur.

Video është regjistruar vetëm pak minuta para ekzekutimit të pa mëshirshëm.

Gjeneral Achakzai, në të 60-at e tij të hershëm, ishte një armik i njohur i talebanëve dhe i njohur si një luftëtar me përvojë në konfliktin e gjatë midis grupit dhe forcave të qeverisë civile afgane, i cili ra në fundjavë.

Reklama