Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    07/07/2025 16:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria në Ferizaj ka ngritur aktkauzë ndaj dy personave për trafikim me njerëz.

    Dy të dyshuarit, trafikonin vajza të mitura seksualisht, për para.

    Njoftimi:

    Aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Trafikimi me njerëz”

    Ferizaj, 07 Korrik 2025 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S., dhe V.H, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji Gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura V.H., fton të dëmtuarën në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre i’u ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht viktimën e mitur, duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale.

    Në periudhën e njejtë kohore dhe në lokacionin e njëjtë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që fillimisht e pandehura fton të dëmtuarat e në mesin e tyre e merr edhe të dëmtuarën, motrën e saj, e moshës 16 vjeçare, nga shtëpia e saj dhe e dërgon në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht të miturën , duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale,

    Kurse, me datën 16.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura fton të dëmtuarën e moshës 17 vjeçare për të banuar përkohësisht në banesën e saj, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin, përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarën e mitur, ku e njëjta ishte detyruar se bashku të dëmtuarat e tjera, të hyjnë brenda në vilë të kryejnë shërbime seksuale duke u siguruar të njëjtave, klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale, dhe posa dalin nga vilat, aty të pandehurit i marrin me veturë, nga aty vazhdojnë për në drejtim të qytetit të Prishtinës ku ndalen përsëri në motel kinse për të pushuar, derisa e dëmtuar arrin ti dërgoj një audio-mesazh të dashurit të saj, dhe falë intervenimit të policisë arrijnë që të pandehurit t’i arrestojnë, ndërsa e dëmtuara kërkon ndihmë mjekësore për shkak gjendjes tejet të rënduar psikologjike të saj.

    Ndërsa, gjatë muajit mars të vitit 2025, në kohë të pacaktuar, përmes rrjetit social “Snapchat” e pandehura me qëllim të frikësimit dhe kanosjes serioze, si dhe duke premtuar dhuratë personave, saktësisht familjarëve të viktimave të mitura të trafikimit, saktësisht motrës dhe nënës së viktimës, në atë mënyre që e pandehura derisa ishte nën masën e arrestit shtëpiak për shkak të veprës penale “Trafikimi me njerëz” e njëjta fillimisht kontakton motrën e viktimave të trafikimit përmes llogarisë së saj të rrjetit social “snapchat” me mesazh zanor duke tentuar të krijoj një raport shoqëror dhe duke tentuar që ti bind për të i ndryshuar deklaratat e tyre duke i thënë se të njëjtës ia ka premtuar një veturë të tipit “Golf 7” për ta hequr denoncimin në polici, ku, me këto veprime iu ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetën e tyre.

    Sipas Prokurorisë, të pandehurit e lartëcekur me këto veprime kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje dhe në vazhdim “Trafikimi me njerëz” nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 dhe nenin 77 të KPRK-së, si dhe ndaj V.H., është paraqitur aktakuzë edhe për veprën penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” nga neni 387 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

    Artikuj të ngjashëm

    Vdekja e 27-vjeçarit, ndalohen pesë policët – dyshohen për “Vrasje nga pakujdesia”

    Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë 

    Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.