Rastet e dëmtimit të veturave nga persona të panjohur po vazhdojnë të shënohen në pjesë të ndryshme të vendit. Një incident i tillë ka ndodhur edhe në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ku një qytetari i është dëmtuar vetura nga persona ende të paidentifikuar.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 4 prill në sheshin e qytetit, ku viktima e komunitetit serb e kishte parkuar veturën e tij.
Sipas burimeve brenda Policisë, personi apo personat e panjohur e kanë dëmtuar automjetin e viktimës, pa lënë ndonjë gjurmë apo dëshmi të dukshme.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i hetimeve, ndërsa Prokurori Kujdestar e ka iniciuar rastin si “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.