Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I papërmirsësueshmi Kim Jong Un sërish paralajmëron diçka të frikshme

    30/04/2022 10:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kim u tha zyrtarëve të lartë ushtarakë se “për të ruajtur epërsinë absolute” të forcave të armatosura të Koresë së Veriut, shteti duhet të jetë në gjendje të “parandalojë dhe frenojë të gjitha përpjekjet e rrezikshme dhe lëvizjet kërcënuese… nëse është e nevojshme”, raportoi agjencia e lajmeve KCNA.

    Phenjani duhet të vazhdojë të ndërtojë arsenalin e tij në mënyrë që të mund të ketë “fuqi dërmuese ushtare në mënyrë që asnjë forcë në botë të mos mund ta provokojë”, tha Kim, duke thënë se “kjo do të garantojë sigurinë e vendit tonë”.

    Komente të ngjashme Kim kishte bërë gjatë një parade ushtarake më 25 prill, kur ai tha se mund të përdorë arsenalin bërthamor nëse kërcënohen “interesat thelbësore” të Koresë së Veriut.

    Pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare, Koreja e Veriut ka dyfishuar përpjekjet për modernizimin e ushtrisë dhe gjatë këtij viti ka testuar një sërë armësh të reja, teksa ka injoruar ofertat e Shteteve të Bashkuara për bisedime.

    Muajin e kaluar, Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale. Ky ishte testimi i parë i një rakete të këtij lloji që prej vitit 2017 dhe sipas imazheve satelitore, është rritur aktiviteti në vendet ku kryhen testime bërthamore në Korenë e Veriut. /REL

    Artikuj të ngjashëm

    Kimi kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut

    Kim Jong Un arrin në Rusi me tren antiplumb për bisedimet me Putinin

    Çfarë po ‘kurdis’ Kim Jong Un? Lëshohen sërish raketa balistike, dy të vdekur nga goditja e universitetit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.