Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I nxehti afrikan arrin në Kosovë, këto janë temperaturat

    19/06/2023 08:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me mot stabil, me diell dhe vapë.

    Temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 33 gradë Celsius, të premten.

    Kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave  të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, njofton Instituti.

    Tutje Instituti bënë të ditur se gjatë gjithë javës duhet kujdes që në orët e pikut  nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj.)

    Moti sipas IHMK-së do të jetë si në vijim:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

    E martë – Mot kryesisht i ngjashëm por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

    E mërkurë – Mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale, ashtu dhe ato maksimalet. Në orët e para  të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit. Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

    E enjte – Mot kryesisht me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-28gradë Celsius.

    Të premten –Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Ndërsa të mërkurën sipas institutit do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 min dhe do të zgjasë deri më 23 shtator në orën 8:49 min.

    Po në këtë ditë, 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.

    Artikuj të ngjashëm

    Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot

    Kontrabandë me mallra, ndalohet një person në brezin kufitar Kosovë – Serbi

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.