Hetuesit e stacionit policor të Podujevës, sot kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe municion, në fshatin Llugë të Podujevës.
Operacioni policor është ndërmarrë nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, njofton policia.
“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje”, përfundon njoftimi