Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    I mbijetuari i masakrës së Gjakovës: Forcat serbe ma vranë vëllain 5 vjeç me thikë, e varën në shtyllë elektrike

    01/04/2024 18:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bekim Demjaha, i mbijetuar i masakrës së mesnatës mes 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në Gjakovë ka rrëfyer në T7 se si forcat serbe ia vranë familjarët.

    “Mes 1 edhe 2 prillit, ne u larguam nga shtëpia jonë dhe shkuam te daja. Aty hasëm në disa policë me të cilët bisedonte babai im. Iu tha që po shkojmë të miqtë. Kena vazhdu dhe kena bujtë atje. Aty ishim rreth 16 persona, aty ishte më sigurtë se në atë lagje kishte shumë qytetarë serb që jetonin por ndodhi ndryshe”, tha ai.

    Ai ishte 15 vjeçar kur ndodhi kjo masakër, por e mban në mend shumë mirë atë trishtim.

    “Frika ishte gjithmonë se krismat nuk u ndaleshin asnjëherë, problemi ishte mes 1 dhe 2 prilli kur NATO sulmoi serbët u nisën me u hakmarrë. Nisën te shtëpia e Mërgim Lleshit e pastaj nga ne. Ajo krisma e madhe që kërsiti – isha në gjumë, u çova e dola në korridor, si sot më kujtohet shtëpia e dajës ishte me hekra ku shihet gjithçka përpara. Nuk kanë kalu 5 minuta aty janë rreshtu paramilitarët serbë me maska e me thika”, tregon ai.

    “Filluan me thy derën, unë veçse ika prej aty, ne e kena llogaritë që nuk vijnë meqë kishte serbë. E mbaj mend shumë mirë njërin nga ta bashkë me kojshinë e tyre që kanë marrë pjesë bashkë, ata kanë qenë banorë lokal të Gjakovës”.

    Duke u përmbajtur me vështirësi, Bekimi tregoi se si ia vranë vëllain 5 vjeçar, të cilin tha se pas vrasjes e kishin varur në shtyllë elektrike.

    “Unë vazhdova në një lagje tjetër, kur u futa aty brenda ishin diku rreth 700 persona. Më pas familjarët e mi erdhën aty por mungojke gjyshi, gjyshja, mama edhe vëllai. Vëllain e kanë therr me thikë. Ka dalë me thikë… Argjendin. Ai i ka pasë 5 vjet. Ka vazhdu jashtë te dera e oborrit. Aty ka dhanë shpirtë. Mamën e kanë vra me plumba. Kur e kena gjet trupin i ka pasë 15 plumba. Për krejt këto tortura që nuk janë ngi masi e kanë vra vëllain tem e kanë vendos në shtyllë elektrike për dy ditë”, tregoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    “Telefonat i dëgjuam ndër plloçë”, banori tregon se si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë

    Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë -VIDEO

    Aktakuzë kundër shtatë personave për 13 vepra penale në Gjakovë

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.