Lajme

I hyn flaka arave ku ndodhen disa varreza në Klinë – raportohet se është lënduar rëndë një i moshuar duke tentuar ta shuajë zjarrin

Një burrë i moshuar raportohet se ka pësuar lëndime derisa po mundohej që ta shuante zjarrin që kishte përfshirë varrezat e fshatin Ujmirë.

Siç njofton Klina.info, ai ishte hyrë në zjarr në tentim për shuarjen e flakëve, por për pasojë ka marrë plagë të rënda.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë.

E lënduari më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejmë.

Back to top button