Detaje të reja kanë dalur në publik pas vrasjes së policit Muhamet Lika, që tronditi vendin.
R. B., i cili po dyshohet si personi kyç në rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika, ishte dënuar me masë institucionale, me detyrim që ta mbaj në qendrën e Shërbimit Korrektues.
KALLXO.com ka zbuluar që ky vendim nuk ishte zbatuar pasi që i dënuari nuk i ishte përgjigjur vendimit për ta vuajtur këtë masë.
Për këtë arsye ndaj të njëjtit ishte lëshuar edhe një urdhërarrest zbatimin e të cilit ishte e obliguar ta bënte Policia e Kosovës.