Një zyrtar i BKT-së, i cili ka raportuar për deponimin e disa kartëmonedhave nga një klient, që dyshohet të jenë false.
Sinjali ka mësuar se bazuar në denoncimin e tij, bëhet fjalë për disa 500-she nën dyshimin se janë të falsifikuara.
Paratë e deponuara para një jave, janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti ‘Falsifikim i parasë’.
Ndryshe, falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.