Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar me dhimbje pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi.
Gucati e përshkroi Bacën Haxhi si një njeri me qëndrim të fortë, që kurrë nuk ishte i mërzitur, por krenar për djalin e tij dhe për të gjithë të burgosurit në Hagë.
“Në vizitat që i bëra Bacës Haxhi, çdo herë tregohej krenar për Hashim Thaçin dhe të gjithë të tjerët që po mbahen në Hagë. Asnjëherë nuk ishte i mërzitur, por kokën lart dhe i bindur që drejtësia do të triumfojë,” shkroi Gucati.