Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog me Serbinë, Skënder Hyseni ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pasur kauzat e rrejshme për çështjen e Asociacionit, shkruan GazetaDemos.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se tani ka ardhur koha e zbatimit të Asociacionit, dhe sipas tij, Kurti ka gënjyer dhe ka mashtruar qytetarët.
“Habitem me befasinë që për shumë kend solli një deklaratë e Albin Kurtit për themelimin e asociacionit. Duket sheshazi që shumë nga të “befasuarit” paskan pasë besuar kohë të gjatë në gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij! Ai, Kurti pra, kauzen e asociacionit, njësoj si ate të demarkacionit i ka pasë vetëm si instrumente për të fituar pushtetin për të cilin ishte i gatshëm ta kallte Kosovën, madje duke ecur mbi kufoma qytetarësh të pafajshëm dhe të mashtruar”, ka shkruar Hyseni.
“Më në fund e vërteta: Albin Kurti u tha qytetarëve: Faleminderit që besuat në kauzat e mia të rrejshme dhe më sollët në pushtet. Tash ka ardhur koha për zbatimin e asociacionit”, ka shkruar Hyseni.