Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot për herë të parë tha se Asociacioni po bëhet.
Sipas Hysenit, dita e sotme është lajm për deklaratën e Kurtit që Asociacioni po bëhet e jo për përmbajtjen e kushteve.
“Sot, lajmi është që Asociacioni po bëhet, jo kushtet. Kurti tha se Asociacioni bëhet, e pastaj ‘hajde flasim për kushtet’”.
“Për herë të parë, për cka duhet kjo ditë të mbahet mend është se për herë të parë u tha prej kryeministrit Kurti që Asociacioni po bëhet”, është shprehur Hyseni në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se kushtet për Kurtin nuk janë diçka që pret ai të ndodhin, por janë mënyra se si ai ia shtron vetes rrugën që të bëjë diçka.
“Ky kryeministër, nëse e fillojmë vlerësimin e dialogut prej Kurtit 2, e ka nisur prej fundit të qershorit të vitit 2021, dhe në takimin e parë ai pati vendosur kushte”.
“Kushtet për këtë kryeministër nuk janë diçka që presin me ndodh, por janë mënyra se si ky ia shtron vetes rrugën që të bëjë diçka”, është shprehur Hyseni.