Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Hysaj: Do japim maksimumin ndaj Spanjës

    25/03/2022 18:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Elseid Hysaj është deklaruar përpara mediave para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Spanjës.

    Kapiteni Hysaj u ndal te forca e kundërshtarëve që kanë përballë nesër dhe nënvizoi se skuadra duhet të jetë kompakte për të bërë një paraqitje të rëndësishme.

    “Normal që eshte një ndeshje shumë e bukur për të gjithë, ҫdo lojtar dëshiron të jetë në fushë. Për ne është një karikim shumë i madh sepse kemi përballë një skuadër të madhe si Spanja, siҫ e dinë të gjithë. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv që do na ndihmojë për të ardhmen tone”, ka thënë Hysaj.

    “Dihet që Spanja është një nga skuadrat më të mirë për mbajtjen e topit dhe bën lojë të shpejt. Ne kemi provuar këtë ditë dy mënyra që duhet të bëjmë mirë në fushë: e parë që duhet të qëndrojmë të kujdeshëm mbrapa duke pritur dhe e dyta që nëse shikojmë se kemi një mundësi të mirë për të sulmuar ose bërë presion do të shkojmë përpara”.

    “Nesër për mbrojtjen do të jetë një test i madh sepse Spanja është një skuadër e madhe që bën lojë të shpejtë, mbajnë mirë topin siҫ e thashë edhe më parë dhe për ne do të jetë një provë e madhe. Atmosferra në skuadër është shumë e mirë. Po i mungonin njëri-tjetrit sepse kishim disa muaj që nuk po takoheshim dhe grumbulloheshim. Me të vërtetë jemi shumë mirë, të kënaqur që jemi prap bashkë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër”, u shpreh Elseid Hysaj përpara mediave të pranishme në stadiumin RDCE të Barcelonës.

    Ndryshe, Spanja do të luajë ndaj Shqipërisë, nesër, me fillim nga ora 19:45.

    Artikuj të ngjashëm

    Ngjarje horror në plazhin e njohur të Spanjës, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e këmbë të lidhura

    GOOOOOOL – Spanja e bën për “pesë pare” Francën, dy gola për tre minuta

    Spanja – Franca, formacionet zyrtare

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.